Sport

Hansi Flick me dhembje koke, në apel i mungon edhe një mbrojtës tjetër…

Hansi Flick humb edhe një mbrojtës në skuadrën e tij, njoftoi klubi katalanas për shtypin

27 Gusht 2024, 16:00 Nga DOSJA
Hansi Flick me dhembje koke, në apel i mungon edhe një mbrojtës

SPANJE - Lajmi i mirë i ditës nga Montjuïc është se Dani Olmo më në fund është regjistruar në La Liga dhe do të jetë në gjendje të bëjë debutimin e tij të madh (kthimin) me klubin e tij të preferuar, FC Barcelona.

Mirëpo, qielli është errësuar disi për një mbrojtës ditën e sotme, i cili është dëmtuar siç njofton klubi. Kësisoj, Hansi Flick humbet një mbrojtës të dytë, pas lëndimit të Ronald Araujo këtë verë në Copa América.

Siç bën me dije klubi në një njoftim për shtyp, është qendërmbrojtësi Eric Garcia ai që do të mungojë për pak kohë. Nuk dihet saktësisht se sa, siç tregon Barça. Gjithçka do të varet nga përparimi i tij. Ai vuan nga fashiti i shputës në këmbën e djathtë.

Barça u fokuasua te Jonathan Tah i Bayer Leverkusen së fundmi, i cili nuk pritet të rinovojë kontratën e tij me kampionët gjermanë, e cila do të përfundojë verën e ardhshme. Kështu, operacioni mund të përshpejtohet me humbjen e Garcias.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll