Politike

Hedhja më e rrezikshme në ujërat e Shalës apo mbi Dumanin? Meta: Krahasimi me natyrën nuk shkon! Ja kurthi ku më futi PS

Me anë të një postimi në Facebook, Meta thekson se ky podcast do të jetë gjatë ditëve të kampingut veror të të rinjve dhe të rejave të Partisë së Lirisë në Jalë. 

27 Gusht 2024, 15:25 Nga M.B

 

Hedhja më e rrezikshme në ujërat e Shalës apo mbi Dumanin?
Ilir Meta

TIRANA-  Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë me dije sot se një podcast i ri do të nisë. Me anë të një postimi në Facebook, Meta thekson se ky podcast do të jetë gjatë ditëve të kampingut veror të të rinjve dhe të rejave të Partisë së Lirisë në Jalë. 

Puntatën e parë të titulluar “Podcasti i Lirisë”, Meta ia kishte dedikuar vetes ku foli për aventurat e tij në det dhe male. I pyetur se kush është hedhja me e rrezikshme deri më tani për të, ajo mbi lumin e Shalës apo "mbi" kreun e SPAK, Meta thotë se krahasimi me natyrën nuk shkon.

Pyetja: Jemi kurioz për diçka kush është hedhja me e rrezikshme deri me tani, ajo mbi lumin e Shalës apo mbi Dum Dum Manin?

Meta: Të krahasosh lumin e kaltër aq të freskët të Shalës, me gjëra që s’kanë lidhje as me Shalën, as me Thethin dhe as me Korabin dhe nuk kanë lidhje me asgjë nuk shkon dhe për këtë temë flasim kur te dëshironi herë tjetër, të mbetemi tek malet tona më të kaltra, malet tona më të larta dhe ujërat tona më të kaltra.

Meta rrëfeu se si Partia Socialiste e futi në kurth, sipas tij, dhe më pas ai kandidoi për deputet në Skrapar, ku ishte nje zonë e vështirë për të fituar, por ai ia doli.

“Problemi im është se unë e kam vështirë të kënaqem me veten, por edhe me të tjerët. Mendoj se perfeksionimi nuk është shumë i këshillueshëm, por pa disa qëllime të mëdha dhe pa u përmirësuar, pa dyshim që nuk ke çfarë jep më. Unë e dua shprehjen gjermane që kush pushon ndryshket. Arritjet e mia janë të çuditshme, por mua nuk më bëjnë përshtypje sepse situata ku ndodhet vendi nuk krenohem. Duhet ndihmuar që të shkundet brezi i ri për të qenë i ndërgjegjshëm. Nëse nuk shkundet tani dhe nëse nuk organizohet tani e humbet vendit njëherë e përgjithmonë.

Unë nuk kam dashur të merrem me politike, ka qenë diçka spontane. Ëndrra ime ishte të bëhesha pedagog, por ashtu ndodhi. Në mars 1992, PD ishte në revansh të papërmbajtshëm, PS ishte në një zbaticë të frikshme dhe nuk i pranonte njeri të kandiduar për deputetë, m’u lutën me 700 manovra, më bënë edhe një kurth mund ta themi te bukur dhe unë u vendosa deputet mazhoritar në Skrapar. Kjo është një arritje ime.

Një tjetër arritje ishte që unë krijova LSI, sepse PS e kishte bllokuar integrimin dhe unë vendosa një bast të fortë. Edhe pse kisha një parti të re nuk e vendosa veten time listë, por thashë unë jam nën mazhoritar dhe nëse populli i Skraparit nuk më voton nën mazhoritar nuk kam pse shkoj në Parlament. Fitorja në Skrapar ishte bindëse dhe ishte një fitore personale. Jam edhe nënshkrues i kartës së Adriatikut, kjo ishte programi si Shqipëria do hynte në NATO dhe Shqipëria hyri në NATO”, tha Meta.

 

 

ilir meta

Sondazh

Poll