Politike

“Po bën si xhongler politik”, përplasje mes Bardhit e Gogut: Veç këta kanë lodhje. Korreshi: Ju paskan anuluar prenotimet

Duke diskutuar në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës, deputetet demokratë kanë debatuar me Tonin Gogun në lidhje me draft-raportin drejtuar kryetares së Kuvendit.

27 Gusht 2024, 12:15 Nga I.A
“Po bën si xhongler politik”, përplasje mes Bardhit e
Keshilli i Legjislacionit

TIRANË- Debatet mes anëtarëve të maxhoranës dhe opozitës nuk kanë munguar në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit. Duke diskutuar në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës, deputetet demokratë kanë debatuar me Tonin Gogun në lidhje me draft-raportin drejtuar kryetares së Kuvendit.

Pjesë nga debati:

Bardhi: Pretendimi i mazhorancës që deputetët janë të lirë të votojnë si të duan është antikushtetuese. Deputetët nuk janë mbi Kushtetutën dhe ligjin. Keni kryer krim. Moszbatimi i një vendimi të GJK është vepër penale. Veç këta e kanë këtë lodhje, ne nuk lodhemi, dua të di se çfarë duan kolegët se s’po i kuptoj, nuk duan raport, po thonë që raportin ta hartojë administrata, ju lutem na qartësoni.

Gogu: Një sekondë se seanca vendos, është organi më i lartë vendimmarrës i Kuvendit. Por të flasësh si ithtar i mbrojtjes së vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të vonosh zbatimin e vendimit të Gjykatës duke bërë diskurs politik për një orë do të thotë që po bën xhonglerin politik. Zonja Kryetare, ne nuk kemi nevojë ta rikomentojmë me raporte. Ne i këshillojmë Kryetares së Kuvendit t’a fus në seancë e mbarojmë punën tonë. E nuk zgjatemi. E kuptoj që doni të bëni si mendja pas Gjykatës Kushtetuese por nuk e nderoni gjykatën. Na lini të zbatojmë vendimin. Ta çojmë në seancë e ta zbatojmë.

Korreshi: Ne po shkallojmë tani, ne e kërkuam kushtetuesin apo ekspertin? Ne kemi kuptuar që ose kanë qenë shezllonet e shtrenjta atje ose ju kanë anuluar prenotimet dhe keni ardhur me këtë mendje tani, ishalla i bëni pushimet në Divjakë me mushkonjat, shyqyr që arriti kjo ditë që të çoni një copë letër tek Kuvendi.

olta xhaçka tonin gogu gazment bardhi saimir korreshi

Sondazh

Poll