Politike

Mandati i Olta Xhaçkës/ Këshilli i Legjislacionit: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të shqyrtohet në seancën e 12 shtatorit

Në mbledhjen e sotme mes debatesh u vendos që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të shqyrtohet në seancën që dp të mbahet të enjten e 12 shtatorit. 

27 Gusht 2024, 12:08 Nga I.A
Mandati i Olta Xhaçkës/ Këshilli i Legjislacionit: Vendimi i
Këshilli i Legjislacionit

TIRANË- Këshilli i Legjislacionit ka vendosur ditën e sotme që mandati i deputetes Olta Xhaçka të shqyrtohet në seancën e parë plenare për këtë sesion. Në mbledhjen e sotme mes debatesh u vendos që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të shqyrtohet në seancën që dp të mbahet të enjten e 12 shtatorit. 

Xhaçka mbante detyrën e Ministres së Jashtme në kohën kur Komiteti i Vendimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama miratoi statusin e “investitorit strategjik” për bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, i cili po ndërton një hotel në Dhërmi.  Xhaçka këmbëngul se nuk është në konflikt interesi dhe se nuk kishte përfituar asnjë centimer tokë shtetërore dhe asnjë lloj përfitimi tjetër publik. Sipas saj, i vetmi përfitim nga ky status lidhej me kompaninë që në një të ardhme do të menaxhojë aktivitetin për sipërfaqen e plazhit para hotelit.

Në janar të vitit 2023, Kushtetuesja duke i dhënë përgjigje një padie të deputetëve të PD-së rrëzoi si antikushtetues vendimin e Kuvendit për të mos dërguar çështjen pranë kësaj gjykate dhe i kërkoi Kuvendit që të vendosë për të kundërtën. Pas vendimit të Parlamenti, opozita e çoi sërish në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Xhaçkës.

këshilli i legjislacionit

Sondazh

Poll