Politike

Mandati i Xhaçkës/ Nis mbledhja e Këshillit të Legjislacionit

Kryetarja e Këshillit të Legjislacionit Dhurata Çupi ka deklaruar se vendimet e Gjykatës Kushtetese duhet që të respektohen nga Kuvendi në mënyrë të drejtëpërdrejtë.

27 Gusht 2024, 11:12 Nga I.A
Mandati i Xhaçkës/ Nis mbledhja e Këshillit të
Dhurata Çupi

TIRANË- Këshilli i Legjislacionit ka nisur mbledhjen ditën e sotme për të diskutuar në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës. Kryetarja e Këshillit të Legjislacionit Dhurata Çupi ka deklaruar se vendimet e Gjykatës Kushtetese duhet që të respektohen nga Kuvendi në mënyrë të drejtëpërdrejtë.

Xhaçka mbante detyrën e Ministres së Jashtme në kohën kur Komiteti i Vendimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama miratoi statusin e “investitorit strategjik” për bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, i cili po ndërton një hotel në Dhërmi.  Xhaçka këmbëngul se nuk është në konflikt interesi dhe se nuk kishte përfituar asnjë centimer tokë shtetërore dhe asnjë lloj përfitimi tjetër publik. Sipas saj, i vetmi përfitim nga ky status lidhej me kompaninë që në një të ardhme do të menaxhojë aktivitetin për sipërfaqen e plazhit para hotelit.

Në janar të vitit 2023, Kushtetuesja duke i dhënë përgjigje një padie të deputetëve të PD-së rrëzoi si antikushtetues vendimin e Kuvendit për të mos dërguar çështjen pranë kësaj gjykate dhe i kërkoi Kuvendit që të vendosë për të kundërtën. Pas vendimit të Parlamenti, opozita e çoi sërish në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Xhaçkës.

dhurata Çupi këshilli i legjislacionit

Sondazh

Poll