Politike

“Anëtarësimi në BE mbetet prioriteti ynë strategjik”/ Igli Hasani: Përparim të vazhdueshëm në Reformën e Drejtësisë dhe luftën ndaj krimit të organizuar

Në një konferencë me homologen sllovene Tanja Fajon, Hasani u shpreh se vendi ynë ka bërë përparim të vazhdueshëm në Reformën e Drejtësisë dhe luftën ndaj krimit të organizuar.

26 Gusht 2024, 12:43 Nga I.A
“Anëtarësimi në BE mbetet prioriteti ynë
Igli Hasani

TIRANË- Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka deklaruar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet prioriteti ynë strategjik. Në një konferencë me homologen sllovene Tanja Fajon, Hasani u shpreh se vendi ynë ka bërë përparim të vazhdueshëm në Reformën e Drejtësisë dhe luftën ndaj krimit të organizuar.

"Qeveria shqiptare është e vendosur të përmbushë standardet e larta për anëtarësim. Ndërsa Sllovenia është një avokate e fuqishme për perspektivën tonë evropiane dhe të rajonit. Anëtarësimi në Bashkimin Europian mbetet prioriteti ynë strategjik. Do të kemi një angazhim të përbashkët për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Shqipëria është duke bërë hapa të rëndësishëm në përmbushjen e reformave për integrimin në BE,” tha Hasani.

igli hasani

Sondazh

Poll