Politike

Tanja Fajon: Sllovenia, mbështetëse e integrimit! BE duhet të jetë gati për të pritur Shqipërinë maksimumi në 2030

Fajon ka shoprehur përkrahjen për planin e zhvillimit, për reformat dhe agjendën që është paraqitur kohët e fundit në Komisionin Evropian.

26 Gusht 2024, 12:53 Nga I.A
Tanja Fajon: Sllovenia, mbështetëse e integrimit! BE duhet të
Tanja Fajon

TIRANË- Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon tha se vendi i saj është një mbështetës i madh në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në një konferencë me homologun shqiptar Igli Hasani, Fajon tha Bashkimi Evropian duhet që të jetë gati për të pritur Shqipërinë në union në 2030-ën. Po ashtu, Fajon ka shoprehur përkrahjen për planin e zhvillimit, për reformat dhe agjendën që është paraqitur kohët e fundit në Komisionin Evropian.

"Sllovenia kërkohen ta shikojë Shqipërinë në BE. Ne gjithmonë kemi shprehur vlerësimin e saj për të gjitha arritjet e deritanishme. Mesazhi ime sot është që shpresoj që Shqipëria të ketë mundësinë që të hapë grupin e parë sa më parë të jetë e mundur dhe të shpresojmë që në shtator të kemi një përgjigje pozitive për parafinancimin e të gjitha reformave që janë të nevojshme. Sllovenia gjithmonë do të mbështesë integrimin Shqipërisë në BE. Është nevojë strategjik për të pasur vendin tuaj në rajon dhe Sllovenia do të mbështesë Shqipërinë dhe vendet e tjera.  Shpresoj që BE të jetë po kaq gati për t’ju pritur maksimumi në vitin 2030. Dëshiroj të shpreh përkrahjen për planin e zhvillimit, për reformat dhe agjendën që kanë paraqitur kohët e fundit në Komisionin Evropian”, tha Tanja Fajon.

tanja fajon

Sondazh

Poll