Aktualitet

Zjarret në vend/ Një vatër problematike në fshatin Osmënzezë, digjen 10 ha me shkurre e ferra dhe bimë të tjera

Mësohet se drejt zonës shkuan 18 zjarrëfikës nga Berati, 6 nga Poliçani dhe forca të shumta policie.

25 Gusht 2024, 18:15 Nga M.B
Zjarret në vend/ Një vatër problematike në fshatin
Foto nga vendi i ngjarjes

BERAT- Një vatër zjarri është regjistruar sot fshatin Osmënzezë në Njësinë Administrative Sinjë. Paraprakisht, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe u përhap me shpejtësi drejt zonës kodrinore të mbjellë me pemë ulliri dhe bajame. Mësohet se drejt zonës shkuan 18 zjarrëfikës nga Berati, 6 nga Poliçani dhe forca të shumta policie.

Lidhur me ngjarjen bëhet me dije se terreni i vështirë e ka bërë të pamundur futjen e mjeteve zjarrëfikëse drejt zonës së zjarrit dhe për këtë arsye u punua me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine. Për shkak të bimësisë së thatë dhe erës, zjarri rrezikonte të përhapej drejt banesave të fshatit, prandaj zjarrfikësit punuan fillimisht për eliminimin e rrezikut drejt banesave.

Mësohet po ashtu se si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u bë i mundur izolimi i zjarrit, duke u shmangur përhapja drejt banesave të fshatit. Si pasojë e tij është djegur një sipërfaqe prej 10 ha me shkurre e ferra, 100 drurë ullinj dhe 50 drurë bajame. 

zjarr

Sondazh

Poll