Sport

Alarm dhe frikë… Edhe një lojtar rrëzohet pa ndjenja gjatë një ndeshjeje, pezullohet futbolli këtë fundjavë në Uruguaji

Uruguaj pezulloi të premten të gjitha garat profesionale për fundjavën, pas aksidentit të Juan Izquierdo, mbrojtësit të Nacional, i cili u rrëzua gjatë ndeshjes kundër Sao Paulos në Copa Libertadores. Lojtari është ende në terapi intensive.

24 Gusht 2024, 12:16 Nga DOSJA
Alarm dhe frikë… Edhe një lojtar rrëzohet pa ndjenja

URUGUAJI - Uruguaji pezulloi të premten të gjitha garat e futbollit për fundjavën për shkak të "situatës delikate shëndetësore të Juan Izquierdo", mbrojtësi i Nacional, i cili ra pa ndjenja në tokë të premten, në minutën e 84-të gjatë ndeshjes kundër Sao Paulos për Copa Libertadores, pa qenë në kontakt me ndonjë lojtar tjetër.

Gjendje e qëndrueshme për lojtarin

Ende pa ndjenja, 27-vjeçari është nxjerrë nga terreni me autoambulancë. Ai po trajtohet në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Albert Einstein në Sao Paulo.

“Duke pasur parasysh situatën delikate shëndetësore të futbollistit Juan Izquierdo, ne informojmë vendimin tonë për të pezulluar aktivitetin profesional të futbollit, të planifikuar për këtë fundjavë”, tha Shoqata për të Drejtat e Futbollistëve Profesionistë në Uruguay (MUFP).

Nacional postoi në rrjetet sociale se gjendja e Izquierdo është e qëndrueshme dhe se ai mbetet në repartin e kujdesit intensiv të spitalit, ku do të jetë "nën vëzhgim për të paktën 72 orët e ardhshme".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll