Aktualitet

Mbajtja e Konferencës së Donatorëve, Rama falenderon KE-në: Shenjë solidarizimi, mirënjohje

13 Dhjetor 2019, 10:46 Nga DOSJA
Mbajtja e Konferencës së Donatorëve, Rama falenderon KE-në:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka falenderuar Presidenten e Komisonit Europian, Ursula Von Der Leyen dhe liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian për ndihmën që ofruan në mbështetje të Shqipërisë që u prek nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në një status në Twitter, Rama shkruan se ky është një mesazh i fortë solidariteti dhe shton gjithashtu falenderimet për mbajtjen e Konferencës së Donatorëve në Tiranë.

Mirënjohje Presidentes Von Der Leyen dhe liderëve të vendeve anëtare të BE për mesazhin e fortë të solidaritetit me Shqipërinë në këtë kohë dramatike e përcaktuese pas tragjedisë që shkaktoi tërmet. FLM edhe për vendimin e mbajtjes së Konferencës së Donatorëve në Tiranë,”– shkruan Rama.

Komisioni Evropian është solidarizuar me Shqipërinë, e cila po kalon momente tepër të vështira pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Lidhur me këtë situatë, KE ka vendosur të dhurojë 15 milionë euro për Shqipërinë, për të ndihmuar në rindërtimin e mijëra ndërtesave të shembura nga tërmeti. Gjithashtu presidentja e KE, Ursula von der Leyen ka shtuar se BE do të organizojë një konferencë të donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë me rindërtimin.

Gjithashtu Soreca ka njoftuar se Këshilli Evropian është gati për të ofruar ndihmë humanitare për Shqipërinë për tërmetin e 26 nëntorit. Në vendimet e KE thuhet se BE mirëpret konferencën e donatorëve.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama ndihma e ke ursula von der leyen edi rama ndihma e ke ursula von der leyen

Sondazh

Poll