Aktualitet

Përplasje e ish-deputetit me inxhinerin/ Arben Meçe: S’tërheq asnjë grimë deklarate. Oketa: Do na hash m*në, jo të

13 Dhjetor 2019, 10:44 Nga DOSJA
Përplasje e ish-deputetit me inxhinerin/ Arben Meçe:

TIRANË- Inxhinieri Arben Meçe dhe ish- ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa janë përplasur me njëri-tjetrin,  mbrëmjen e djeshme në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora, teksa ka ndërhyrë në debatin mes aktivistit Aulon Kalaja dhe inxhinierit.

Në një moment Oketa i ka kërkuar Meçes të tërheqë mbrapsht deklaratën kërcënuese se do t’u shkelim me këmbë.

Gazmend Oketa: Bërë një deklaratë krejt të pavend këtu. Më duket pak mungese ekstreme modestie apo përceptimi realiteti,akush nga ne që jemi këtu në panel përsa kohë nuk është i votuar nga qytetarët shqiptarë nuk mund të flasë në emër të gjithë shqiptarëve. Para një jave ishim në një emision dhe e përmende tre herë që kishe ardhur si ushtar atje. Sot paske ardhur si shefi i shtabit, por si shefi i shtabit të ushtrisë së vdekur. Harroje atë se mund të na shkelësh ti apo subjekti politik që ti ke në mendje as mua personalisht as qytetarët shqiptarë. Po ta theksoj. Jam votuar më shpesh dhe më shumë se ti nga qytetarët, por nuk kam tagër të flas në emër të qytetarëve shqiptarë. Nëse të ka mbetur sadopak atë deklaratë duhet ta tërheqësh mbrapsht, është deklarata më skandaloze. Nuk dua të të ofendoj, e ofendove boll veten. Por duhet ta tërheqësh mbrapsht.

Arben Meçe: Deklarata më përfaqësuese e asaj klase politike.

Gazmend Oketa: Të kanë dhënë hapësirë si inxhinier, ti e di vetë sa mund të kesh projektuar dhe ndërtuar, ditke ato të miat. Nuk e di nga e ke marrë informacionin por je duke abuzuar me atë që të kanë thirrur si inxhinier. Herën e kaluar ishte si ushtar sot ke ardh si gjeneral, por si gjeneral i ushtrisë së vdekur. Ai që del dhe i përqafon njerëzit dhe u rreh shpatullat është bërë kaq e sheqerosur sa tha dikush sot në Durrës që po na bën me diabet.

Arben Meçe: Nuk i tërheq asnjë grimë asaj që deklarova.

Gazmend Oketa: Epo si thonë nga zona e këtyre, do të na hash munë. Dakord? Të më falë publiku.

Arben Meçe: E more vesh durimin tënd.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben mece gazmend oketa arben mece gazmend oketa

Sondazh

Poll