Aktualitet

U aksidentua për vdekje dy ditë më parë në Durrës, kreu i Dhomës së Avokatisë: Të zbardhet ngjarja, autori të vihet para përgjegjësisë!

Më tej bëhet me dije se Haxhia  ka marrë kontakt direkt me Drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe Drejtorin Vendore Durrës me drejtuesin Skënder Hitaj. Më tej në reagim thuhet se se si drejtues dhe në emër të dhomës, Profesor Haxhia ka kërkuar zbardhjen e veprës penale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit.

23 Gusht 2024, 22:20 Nga N.F
U aksidentua për vdekje dy ditë më parë në Durrës,
Leonard Dingo

DURRËS- Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia, ka reaguar në lidhje me vdekjen e avokatit 63-vjeçar, Leonard Dingo në Durrës. Në reagim Haxhia ka kërkuar  që këtij hetimi ti shkohet deri në fund për të shmangur çdo dyshim dhe keqinterpretim.

Më tej bëhet me dije se Haxhia  ka marrë kontakt direkt me Drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe Drejtorin Vendore Durrës me drejtuesin Skënder Hitaj. Më tej në reagim thuhet se se si drejtues dhe në emër të dhomës, Profesor Haxhia ka kërkuar zbardhjen e veprës penale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit.

Sipas reagimit Hitaj ka garantuar se po punohet intensivisht për kapjen e autorit të dyshuar i identifikuar si një 23 vjeçar emigrant. Në lidhje me ngjarjen kanë reaguar edhe kolegët e avokatit të ndjerë ngritën dyshime se aksidenti mund të ketë qenë i qëllimte, duke marrë parasysh çështjet që po mbronte Dingo.

Reagimi i Maksim Haxhisë:

Vdekja e avokatit Leonard Dingo, ngjarje e ndodhur mëngjezin e 21 gushtit ka vënë në lëvizje Dhomën e Avokatisë së Shqipërisë e cila ka kërkuar që këtij hetimi ti shkohet deri ne fund për të shmangur çdo dyshim dhe keqinterpretim.

Nga hetimet paraprake dhe provat e vendngjarjes Policia ka konkluduar për një aksident rrugorë. I ndjeri Dingo ishte 63 vjeç me profesion avokat dhe anëtarë i dhomës së avokatisë Durrës. Kreu i Dhomës Prof Doktor Maksim Haxhia ka marrë kontakt direkt me Drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe Drejtorin Vendore Durrës me drejtuesin Skënder Hitaj.

Si drejtues dhe në emër të dhomës, Profesor Haxhia ka kërkuar zbardhjen e veprës penale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit. Nga ana tjetër në emër të policisë z.Hitaj ka garantuar se po punohet intensivisht për kapjen e autorit të dyshuar i identifikuar si një 23 vjeçar emigrant. Në emër të të gjithë kolegëve dhoma e avokatisë së shqipërisë i shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet familjes Dingo.

Për Dhomën e Avokatisë të Shqipërisë

Kryetari Prof Dr: Maksim Haxhia

Dyshohet se 23-vjeçari aksidentoi për vdekje avokatin Leonard Dingo në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës. Sipas raportimeve për mediat, i dyshuari që pas aksidentit e braktisi automjetin e tij në Kodër Arapaj është një emigrant në Greqi. Policia po punon për kapjen e tij si dhe po heton për të kaluarën e tij dhe nëse ka ndonjë lidhje mes tij dhe viktimës.


Avokati Dingo, sipas policisë qëndronte në një banesë të marrë me qira në zonën ku ndodhi aksidenti. Pas përplasjes për vdekje të avokatit që ndodhi rreth orës 01:00, të 21 gushtit në aksin dytësor “Plepa-Kavajë”, ku u përplas me automjet Leonard Dingo, 63 vjeç, i cili si pasojë humbi jetën, në vendngjarje. Policia Rrugore identifikoi dhe shpalli në kërkim drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin.

 

leonard dingo

Sondazh

Poll