Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Bushat, qëllohet në drejtim të një automjeti të blinduar, detajet e para

Mësohet se është qëlluar me armë në drejtim të një automjeti tip "Audi" i blinduar.

23 Gusht 2024, 19:56 Nga N.F
Të shtëna me armë zjarri në Bushat, qëllohet në
Foto ilustruese

BUSHAT- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Bushat. Mësohet se është qëlluar me armë në drejtim të një automjeti tip "Audi" i blinduar.

Ngjarja ka ndodhur në njësinë Bushat të bashkisë Vau Dejë Policia ka gjetur të braktisur automjetin në fshatin Rranxa të Bushatit. Efektivët janë duke punuar për gjetjen e autorëve që qëlluan ndërsa janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Vau i Dejës/Informacion paraprak Rreth orës 18:55, në fshatin Rrenxa, Bushat, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

te shtena bushat policia

Sondazh

Poll