Aktualitet

Aksidentoi për vdekje 2 ditë më parë një 63-vjeçar, zbulohet identiteti i të riut që braktisi makinën në Durrës (EMRI)

Personi që shkaktoi aksidentin u largua nga vendi i ngjarjes duke lënë Dingon të shtrirë në rrugë. Ndërkohë sot ,dy ditë më vonë policia ka identifikuar autorin 22 vjeçar, Erjon Kacani.

23 Gusht 2024, 19:30 Nga N.F
Aksidentoi për vdekje 2 ditë më parë një
Foto ilustruese

DURRËS- Një aksident i rëndë është regjistuar dy ditë më parë në Durrës ndërsa në lidhje me ngjarjen humbi jetën 63-vjeçari Leonard Dingo. Personi që shkaktoi aksidentin u largua nga vendi i ngjarjes duke lënë Dingon të shtrirë në rrugë. Ndërkohë sot ,dy ditë më vonë policia ka identifikuar autorin 22 vjeçar, Erjon Kacani.

I riu dyshohet se aksidentoi për vdekje avokatin Leonard Dingo në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës. Sipas raportimeve për mediat, i dyshuari që pas aksidentit e braktisi automjetin e tij në Kodër Arapaj është një emigrant në Greqi. Policia po punon për kapjen e tij si dhe po heton për të kaluarën e tij dhe nëse ka ndonjë lidhje mes tij dhe viktimës.

Avokati Dingo, sipas policisë qëndronte në një banesë të marrë me qira në zonën ku ndodhi aksidenti. Pas përplasjes për vdekje të avokatit që ndodhi rreth orës 01:00, të 21 gushtit në aksin dytësor “Plepa-Kavajë”, ku u përplas me automjet Leonard Dingo, 63 vjeç, i cili si pasojë humbi jetën, në vendngjarje. Policia Rrugore identifikoi dhe shpalli në kërkim drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin.

“Nga hetimet policia deklaroi se i dyshuari që shkaktoi aksidentin është E. Kacani, 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili menjëherë pas përplasjes së Dingos, u largua nga vendngjarja. Ai e braktisi automjetin në fshatin Kodër Arapaj. Automjeti u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e policisë, në cilësinë e provës materiale. Në rrjetet sociale kanë reaguar për vdekjen e tij dhe kolegët, si dhe Avokatët Penalistë që hedhin dyshime për një aksident të qëllimshëm për shkak të detyrës.”, sqaron policia.

durres aksident viktime polici

Sondazh

Poll