Aktualitet

U qëllua në drejtim të "Audit" të blinduar, çfarë mbeti pas nga të shtënat në Bushat (VIDEO)

Policia bëri me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:55 ndërsa fatmirësisht nga të shtënat nuk ka të lënduar. Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes shihet zona e rrethuar me shirit ndërsa në tokë kanë mbetur gëzhojat e plumbave. 

23 Gusht 2024, 21:27 Nga N.F
U qëllua në drejtim të "Audit" të blinduar,
Bushat

BUSHAT- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Rrenxa në Bushat. Mësohet se është qëlluar me armë në drejtim të një automjeti tip "Audi" i blinduar. Ngjarja ka ndodhur në njësinë Bushat të bashkisë Vau Dejë Policia ka gjetur të braktisur automjetin në fshatin Rranxa të Bushatit. Efektivët janë duke punuar për gjetjen e autorëve që qëlluan ndërsa janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje.

 

Policia bëri me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:55 ndërsa fatmirësisht nga të shtënat nuk ka të lënduar. Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes shihet zona e rrethuar me shirit ndërsa në tokë kanë mbetur gëzhojat e plumbave. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

te shtena ne bushat policia gezhoja plumbi

Sondazh

Poll