Aktualitet

U fut në det për tu larë, humb jetën një person në Durrës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

Sipas njoftimit të policisë i moshuari dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur është futur për tu larë në det.

23 Gusht 2024, 16:50 Nga N.F
U fut në det për tu larë, humb jetën një person në
Foto ilustruese

DURRËS- Një 79-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Mësohet se i moshuari ka humbur jetën pasi është futur në det për tu larë. 

Sipas njoftimit të policisë i moshuari dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur është futur për tu larë në det. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak. Rreth orës 15:00, në lagjen nr. 13 Durrës, në vëndin e quajtur “Rrota Kuqe”, shtetasi I. S., 79 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur është futur për tu larë në det. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.

durres viktime arrest kardiak

Sondazh

Poll