Aktualitet

Vihen nën kontroll flakët në Urën Vajgurore, ministria e Mbrojtjes: Zjarri shkrumboi një sipërfaqe prej 20 hektarësh

Gjithashtu flakët pëtfshinë një sipërfaqe rreth 20 hektarë shkurre e bimësi të mesme. Ndërsa në operacion për izolimin e flakëve u përfshinë 20 efektivë të Forcave të Armatorsura, 37 zjarrëfikës, 20 efektivë policie si dhe shtatë mjete zjarrëfikëse.

23 Gusht 2024, 12:03 Nga E. D
Vihen nën kontroll flakët në Urën Vajgurore, ministria e
foo ilustruese

DIMAL- Efektivë të Forcave të Armatosura në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse të Qarkut Berat dhe forcat policore, kanë përfunduar me sukses operacionin për shuarjen e zjarrit në fshatin Skrevan në Urën Vajgurore.

Gjithashtu flakët përfshinë një sipërfaqe rreth 20 hektarë shkurre e bimësi të mesme. Ndërsa në operacion për izolimin e flakëve u përfshinë 20 efektivë të Forcave të Armatorsura, 37 zjarrëfikës, 20 efektivë policie si dhe shtatë mjete zjarrëfikëse.

Shkak i zjarrit është bërë këputja e një linje të tensionit të lartë. Angazhimi i strukturave të Forcave të Armatosura do të vijojë deri në përmirësimin e situatës së krijuar nga zjarret në të gjithë vendin.

Njoftimi; 

Efektivët e Forcave të Armatosura në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse të Qarkut Berat dhe forcat policore, kanë përfunduar me sukses operacionin për shuarjen e zjarrit që përfshiu afërsi të fshatit Skrevan në Urën Vajgurore, Bashkia Dimal. Zjarri përfshiu një sipërfaqe rreth 20 hektarë shkurre e bimësi të mesme, ndërsa në operacion u përfshinë 20 efektivë të Forcave të Armatorsura, 37 zjarrëfikës, 20 efektivë policie si dhe shtatë mjete zjarrëfikëse.

Paraprakisht dyshohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë këputja e një linje të tensionit të lartë por pas rreth 8 orëve, situata u normalizua. Angazhimi i strukturave të Forcave të Armatosura do të vijojë deri në përmirësimin e situatës së krijuar nga zjarret në të gjithë vendin. Forcat e Armatosura, përveç sigurimit dhe mbajtjes së gatishmërisë së kapaciteteve të nevojshme operacionale për ruajtjen dhe mbrojtjen e pavarësisë, sovranitetit dhe tërësisë territoriale të vendit në bashkëveprim NATO, dhe përmbushjen e detyrave në kuadër të Aleancës, kanë objektiv të rëndësishëm edhe mbështetjen e popullsisë në përballimin e fatkeqësive natyrore e misionet për izolimin dhe shuarjen e zjarreve jane pjesë e kësaj përgjegjësie.

Sondazh

Poll