Aktualitet

EMRI/ Humbi drejtimin e automjetit dhe përfundoi në kanal, humb jetën 18-vjeçari në autostradën Tiranë-Durrës

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas.

23 Gusht 2024, 10:08 Nga M.B

 

EMRI/ Humbi drejtimin e automjetit dhe përfundoi në kanal, humb
Foto ilustruese

TIRANA- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në autostradën Tiranë-Durrës ku mësohet se 18-vjeçari Arlis Troplini duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanal. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas.

Njoftimi:

Më datë 22.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. T., 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanal. Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas.

aksident

Sondazh

Poll