Aktualitet

FOTO/ Plagosi Lorenc Kostën në zonën e Komunës së Parisit, efektivi Erjon Goxhara del sot para trupës gjykuese për masën e sigurisë

Efektivi Erjon Goxhara është vetëdorëzuar pas 2 ditësh në kërkim.

23 Gusht 2024, 11:27 Nga M.B
FOTO/ Plagosi Lorenc Kostën në zonën e Komunës së
Erjon Goxhara

TIRANA- Ka dalë sot në gjykatën e Tiranës efektivi Erjon Goxhara, për caktimin e masës së sigurisë. Efektivi Erjon Goxhara është vetëdorëzuar pas 2 ditësh në kërkim. Ai është autori i dyshuar i plagosjes së drejtorit në ERE Lorenc Kosta, ditën e hënë në Komunë të Parisit. 

Si ndodhi plagosja?

Efektivi Erjon Goxharra me armën e shërbimit ka qëlluar 6 herë ndaj drejtorit të ERE Lorenc Kosta, për shkaqe xhelozie. Kosta ndodhet në spital në gjendje stabël, por ende në rrezik për jetën, ndërkohë që Goxhara është vetëdorëzuar në Polici. Bashkëshortja e efektivit Goxhara, më të cilin ka dy fëmijë, është njohur në vendin e punës me Kostën, aty ku dhe kanë nisur një romancë jashtëmartesore. Historia është zbuluar rreth 4 muaj më parë nga efektivi Erion Goxharra, ku kanë pasur edhe debate në familje, për të shpëtuar marrëdhënien. 

 

erjon goxhara

Sondazh

Poll