Aktualitet

Aksident në Lushnjë, 17-vjeçari përplas me motomjet të miturën

Mësohet se një 17-vjeçar ka përplasur me motomjet një një 6-vjeçare. 

23 Gusht 2024, 11:13 Nga E. D
Aksident në Lushnjë, 17-vjeçari përplas me motomjet
foto ilustruese

LUSHNJE- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Lushnje. Mësohet se një 17-vjeçar ka përplasur me motomjet një një 6-vjeçare. Gjithashtu grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 10:00, në fshatin Bubullimë, një shtetas i mitur., 17 vjeç, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e motomjetit, ka përplasur me motomjet një 6-vjeçare. Si pasojë e mitura ka marrë dëmtime të lehta. Ndërkaq, drejtuesi i motomjetit po shoqërohet në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksidewnt ne lushnje

Sondazh

Poll