Politike

E ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy VanHorn takim me Ramën: Mbështetje në rolin që Shqipëria ka për paqen dhe zhvillimin në rajon

Në njoftimin e Ambasandës së SHBA-ve thuhet se takimi u zhvillua për të përgëzuar miqësinë e fortë dhe vlerat e përbashkëta mes vendeve si aleatë të NATO dhe partnerë strategjikë.

23 Gusht 2024, 12:09 Nga M.B
E ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy VanHorn takim me Ramën:
Edi Rama dhe Nancy VanHorn

TIRANA- E ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama. Në njoftimin e Ambasandës së SHBA-ve thuhet se takimi u zhvillua për të përgëzuar miqësinë e fortë dhe vlerat e përbashkëta mes vendeve si aleatë të NATO dhe partnerë strategjikë.

VanHorn po ashtu ka rikonfirmuar mbështetjen e qeverisë së SHBA në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin.

“Sot, e Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn u takua me Kryeministrin Edi Rama për të përgëzuar miqësinë e fortë dhe vlerat e përbashkëta mes vendeve tona si Aleatë në NATO dhe partnerë strategjikë. Zonja VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë.

edi rama dhe nancy vanhorn

Sondazh

Poll