Aktualitet

Sherri dje te rrethi i TEG-ut në Tiranë/ Arrestohet Fatjon Dauti, arma dhe kanabisi ishin të tijat

Mësohet se arrestimi i tij është kryer mbrëmë për akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe prodhim dhe shitje të lëndës narkotike.

23 Gusht 2024, 09:17 Nga E. D
Sherri dje te rrethi i TEG-ut në Tiranë/ Arrestohet Fatjon Dauti, arma
fotot ilustruese

TIRANË- Një ditë pas sherrit e dhunës te rrethrrotullimi i TEG në Tiranë, policia ka vënë në pranga 29-vjeçarin Fatjon Dauti dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë. Shkak i sherrit të Fatjon Dautit dhe Marjo Barjamaj u bënë dy vajza, të cilat përplasën mjetet e tyre dhe më pas thirrën të afërmit. Mësohet se arrestimi i tij është kryer mbrëmë për akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe prodhim dhe shitje të lëndës narkotike. Dyshohet se arma që u gjet dje i përket atij, po këshut gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe një sasi kanabisi.  

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim Adem Noreci, 29 vjeç, Mario Barjamaj, 25 vjeç dhe Isuf Lika, 24 vjeç. Fatjon Dauti ka qenë i shoqëruar me 29-vjeçarin tjetër Adem Noreci. Ata kanë mbërritur të parët në vendin e ngjarjes, ndërsa më pas kanë shkuar dhe Mario Barjamaj bashkë me Isuf Likën. Të katërt janë përfshirë në sherri pas aksidentit të vajzave, duke u përplasur me njëri-tjetrin me sende të forta.

Njoftimi i Policisë; 

Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë ditën e djeshme, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin F. D., 29 vjeç, banues në Krumë, për veprat penale "Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", të parashikuara nga nenet 278 dhe 283 të Kodit Penal.

Gjithashtu po punojnë për kapjen e shtetasve A. N., 29 vjeç, banues në Tiranë, M. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, dhe I. L., 24 vjeç, banues në Domje. Ditën e djeshme, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, shtetasi F. D., me shtetasin A. N., janë konfliktuar me sende të forta me shtetasit M. B., dhe I. L.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila nga këqyrja e pamjeve filmike i përket shtetasve F. D. dhe A. N. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik shtetastit F. D., shërbimet e Policisë, i gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me armën e zjarrit. Materialet i kaluan Prokurorisë.

fatjon dauti mario barjamaj 

Sondazh

Poll