Sport

VIDEO/ Humbet në Varshavë nga Legia, shpresat e Dritës tani për kualifikim në Conference League, mbeten për në Kosovë

Drita e Gjilanit është mundur 2-0 nga Legia e Varshavës, në ndeshjen e parë të raundit ‘play off’ të Conference League. Pas një jave, do të luhet ndeshja e kthimit në Kosovë

22 Gusht 2024, 22:32 Nga DOSJA
VIDEO/ Humbet në Varshavë nga Legia, shpresat e Dritës tani

POLONI - Drita e Gjilanit rezistoi pjesën e parë, edhe pse gjërat u bënë shumë të vështira pas daljes me karton të kuq të Gomda në minutën e 31-të.

Pjesa e dytë foli për vendasit, të cilët shfrytëzuan epërsinë numerike dhe kaluan në avantazh falë Kramer në minutën e 56-të.

Edhe pse futbollistët e Dritës së Gjilanit, të cilët drejtohen nga Zekerija Ramadanit, u munduan të merrnin një rezultat pozitiv, në minutën e 83-të pësojnë golin e dytë me anë të Gual, që fiksoi rezultatin 2-0 të ndeshjes së parë të fazës ‘play-off’ në Conference League.

Tashmë shpresat e Dritës për t’u kualifikuar në grupet e Conference League mbeten në ndeshjen e kthimit në Kosovë, që do të luhet pas një jave.

B.T (Dosja.al)

 

 

Sondazh

Poll