Sport

‘Konflikti heshtur’ te Reali, Rivaldo në krah të Rodrygos: "Ke të drejtë të ankohesh"

Ish-lojtari i Barcelonës foli për Betfair për situatën e bashkatdhetarit të tij te ‘los blancos’: “Ai është në të njëjtin nivel me Mbappé, Bellingham dhe Vinicius”.

22 Gusht 2024, 18:30 Nga DOSJA

‘Konflikti heshtur’ te Reali, Rivaldo në krah të Rodrygos:

SPANJE - Situata e Rodrygo Goes te Real Madridi po formëson lajmet rreth bardhezinjve pas barazimit ndaj Mallorca në ditën e parë të La Ligës.

Braziliani publikoi (dhe më vonë e fshiu) një mesazh në të cilin pretendonte rolin e tij në ekipin e Ancelottit. “Javën e kaluar ata folën për treshen BMV: Bellingham, Mbappé dhe Vini, por në këtë akronim ata do të duhet të shtojnë ‘R’ për Rodrygo”, tha ai.

Në mbrojtje të sulmuesit të Osakos kanë dale edhe zëra të ndryshëm nga bota e futbollit. I fundit ishte ai i ish-lojtarit të Barçës, Rivaldo.

“Ai ka çdo arsye për t'u ankuar dhe për t'i dhënë këtë prekje shtypit dhe njerëzve që flasin vetëm për të tre: Bellingham, Mbappé,  dhe Vinicius”, shpjegoi braziliani në një deklaratë për Betfair. 

“Rodrygo është një lojtar shumë i rëndësishëm në Real Madrid dhe ai nuk duhet të mbetet prapa asnjë prej shokëve të tij në sulm”, insistoi ai. "Ai është në të njëjtin nivel me Mbappé, Bellingham apo Vinicius. Ai ka çdo arsye për të folur për këtë temë, sepse ai është në nivelin e tyre," tha ai.

“Ai është një sulmues që ka bërë ndryshim për Real Madridin për vite me radhë dhe të mos flas për rëndësinë e tij, më duket si një padrejtësi e madhe”, theksoi Rivaldo.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll