Sport

Kyle Walker: “Babai më bënte përherë të qaja, e urreja të shkoja në futboll me të”...

Lojtari i Mançester Cityt ka folur në podcast-in e tij për ashpërsinë e babait të tij kur filloi në botën e futbollit.

22 Gusht 2024, 19:00 Nga DOSJA

Kyle Walker: “Babai më bënte përherë të qaja, e

ANGLI - Kyle Walker është një nga lojtarët anglezë më të njohur ndërkombëtarisht. Karriera e tij e gjatë plot tituj dhe si kapiten i Mançester Sitit në moshën 34-vjeçare, e kanë bërë atë një legjendë të futbollit britanik.

Mbrojtësi i Cityt ka folur në podkastin e tij, "Ju kurrë nuk do ta mundni Kyle Walker" me BBC, për ashpërsinë e babait të tij, kur ai ishte duke filluar në botën e futbollit. Ai rrëfeu se “ E urreja të shkoja në futboll me babanë tim.

Nuk kishte rëndësi nëse luaja mirë apo keq, kur hipja në makinë pas ndeshjeve, më bënte gjithmonë të qaja.” Megjithatë, ai sqaron se, “këtë nuk e bënte për të më lënduar”.

Lojtari shtoi se "ishte shumë, shumë e vështirë për të hipur në makinë dhe për nënën e tij që thoshte: “Michael, e bëri shumë mirë, pasi ai ka shënuar tre gola”. Por ai e ndërpriste dhe thoshte: “Jo, ai duhet të kishte shënuar gjashtë”.

Kyle Walker shton se kjo dashuri e ashpër ishte ajo që e bëri atë "të dëshmonte se babai im e kishte gabim" dhe se ky trajtim e bëri atë një lojtar dhe person më të mirë, duke komentuar, se ai nuk fitoi plotësisht miratimin e babait të tij, derisa mbërriti te Manchester City.

Pavarësisht gjithçkaje, Walker siguron se një pjesë e atij trajtimi, që babai i tij ka pasur ndaj tij, po ia kalon edhe fëmijëve të tij, teksa komenton, se "Unë e bëj tani me fëmijët e mi, nuk i lë të fitojnë. 

Nëse i lë të fitojnë, kur duhet të humbasin, do të jetë traumatike për ta më pas. Kur luajmë në kopsht apo kudo, jap maksimumin, sepse mendoj se kjo do të edukohet edhe tek ata”, përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll