Sport

ZYRTARE/ Mesfushori i Partizanit kalon në Spanjë… "të kuqtë" mbushin kasafortën

“Të kuqtë” e kryeqytetit shesin një tjetër “xhevahir” të tyre… mesfushorin Maguette Gueye.

22 Gusht 2024, 15:21 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Mesfushori i Partizanit kalon në Spanjë… "të

TIRANE - Mesfushori Maguette Gueye, që spikati me fanelën e kuqe të “Demave” të kryeqytetit është transferuar në Spanjë te skuadra e Racing Santander, që militon në La Liga 2.

21-vjeçari sjell një shumë të konsiderueshme në arkat e Partizanit, që ndonëse nuk është bërë zyrtare, flitet se është rreth 1 milionë euro.

“Klubi njofton sot arritjen e marrëveshjes të transferimit me titull definitiv të Maguette Gueye drejt ekipit spanjoll Real Club Racing De Santander.

Klubi dëshiron të falënderoj lojtarin Maguette Gueye për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe dhe i uron njëkohësisht shumë suksese në aventurën e tij të re si pjesë e  futbollit spanjoll”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll