Alice Campello mohon Moratën: “Nuk është e vërtetë që nuk doja të shkoja në Milano”
SPANJE - Alice Campello është rikthyer për të folur për ndarjen nga Alvaro Morata, duke mohuar deklaratat e fundit t&eum...
“Presidenti, Luis Campos dhe unë, jemi të hapur për të përmirësuar skuadrën gjatë gjithë rrugës. Por është shumë e vështirë të vish të forcosh PSG-në”
FRANCE - Luis Enrique, trajneri i kampionëve të Francës, konfirmoi të enjten nëpërmjet një interviste, se kapiteni i PSG-së do të zgjidhej nga lojtarët e tij në fund të afatit kalimtar të verës.
Kush është kapiteni juaj këtë sezon? “Është një filozofi shumë e qartë. Nuk jam unë ai që zgjedh kapitenin, janë lojtarët ata që duhet të zgjedhin kapitenine tyre. Kur të arrijmë në fund të afatit kalimtar, do të jenë lojtarët ata që do ta zgjedhin. Nuk do të ketë shumë ndryshime, por mendoj se (Presnel) Kimpembe dhe Marquinhos janë ende aty, por janë lojtarët ata që vendosin”.
Ka mbetur pak kohë në afatin kalimtar, çfarë mund të presim? “Fatkeqësisht (Gonçalo) Ramos u dëmtua, është fatkeqësi. Por kjo nuk ndryshon asgjë për ekipin tonë. Unë i besoj të gjithëve. Presidenti, Luis Campos dhe unë, jemi të hapur për të përmirësuar skuadrën gjatë gjithë rrugës. Por është shumë e vështirë të vish të forcosh PSG-në. Mbrojtësit e krahut? Nuk kam prioritete. Ne tashmë kemi një ekip. Ne vëzhgojmë dhe shohim nëse një lojtar shfaqet me një çmim "normal". Nëse çmimi është i lartë, ne nuk jemi të interesuar. Ne kemi pasur tashmë një dritare të mirë transferimi, por jemi gjithmonë të hapur për hapësirë për përmirësim. Jo gjithmonë duhet të paguash shumë, sepse shton presionin, por ne po punojmë që të arrijmë një dritare të mirë transferimi. Gjithçka është në rregull tani për tani”.
Çfarë mendoni për seancat e para stërvitore të Désiré Doué? “Përshtatja për një lojtar francez si Désiré është më e lehtë, nuk ka asnjë pengesë gjuhësore. Ai bashkon shumë karakteristika që ne tashmë i kemi. Është i gjithanshëm. Ka gjithçka që ne kërkojmë në profilin e tij sulmues dhe mbrojtës. Ai është i kompletuar, do të na ndihmojë, është një përforcim i madh. Jam shumë i lumtur që pranoi të vinte në shtëpinë tone”.
Keni nënshkruar dy vjet verën e kaluar, ju ka mbetur edhe një vit. Dëshironi ta zgjasni kontratën? “Nuk kam shumë për të thënë për këtë. Më pëlqen shumë këtu, por nuk jam i interesuar të bëj llogaritë. Jam i fokusuar te ndeshja e radhës”.
Çfarë ekuilibri duhet të keni midis përvojës dhe rinisë në ekipin tuaj? “Realiteti është se gjithçka është më e thjeshtë. Kemi kërkuar përforcime në merkato, tashmë kemi një skuadër të madhe, por nuk shikoj kurrë moshën. Unë jam duke kërkuar të përmirësoj ekipin në sulm dhe mbrojtje dhe mendoj se mund t'ia dalim”.
Çfarë po bëni për të përmirësuar efikasitetin e skuadrës suaj në grupe? “Është e qartë se skuadra jonë nuk është ende në formën më të mirë fizikisht. Ne nuk mendojmë gjithmonë për këtë, por mbi të gjitha për talentin individual. Është diçka konstante në ekipet e mia. Mendoj se duhet të gjejmë zgjidhje kur kundërshtari vjen për të na dhënë probleme”.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Alice Campello është rikthyer për të folur për ndarjen nga Alvaro Morata, duke mohuar deklaratat e fundit t&eum...
ITALI - Paulo Dybala mbërriti në Trigoria mëngjesin e sotëm. Stërvitja ishte planifikuar për në orën 10:00, por Pau...
ITALI - Çështja Ademola Lookman duket se po shfryhet. Të enjten në mëngjes sulmuesi nigerian rifilloi stërvitjet e rre...
ITALI - Pas ardhjes së David Neres, Antonio Conte po përgatitet të mirëpresë një përforcim të ri. Në fakt,&nbs...
ITALI - Federico Chiesa është në pritje të Barcelonës. Ditët e fundit agjenti i anësorit, Fali Ramadani, ...
ITALI - Mbrojtësi francez i dha fund papritur aventurës së tij te Milani, duke u transferuar te rivalët e kuqezinjve. Pasi kaloi me sukses ...
ARABIA SAUDITE - Jashtë PIF-it askush nuk është i lumtur. Në Arabinë Saudite “ca fëmijë janë të n&e...
SPANJE - Real Sociedad po eksploron tregun në kërkim të lojtarëve për të forcuar mbrojtjen e tyre. Fokusi është te nj&eu...
ARABIA SAUDITE - Nëse flasim për Cristiano Ronaldon, këtë e bëjmë pa dyshim për një nga futbollistë...
SUEDI - Allsvenskan, liga më elitare në futbollin suedez, po mbush 100 vjet dhe për të festuar këtë përvjetor ka nisur nj&eum...