Sport

Sociedad synon një goditje në mbrojtje, të lirë janë Kjaer, Matip apo Hummels...

Së fundi, është folur edhe për Sergio Ramos, por blerja e tij do të dukej e pavlerë, sidomos duke pasur parasysh shumat, që ai do të kërkonte pas largimit nga Sevilla.

22 Gusht 2024, 11:40 Nga DOSJA
Sociedad synon një goditje në mbrojtje, të lirë janë

SPANJE - Real Sociedad po eksploron tregun në kërkim të lojtarëve për të forcuar mbrojtjen e tyre. Fokusi është te një profil me përvojë, i aftë për të zhvilluar Pacheco-n dhe veçanërisht Jon Martín, i konsideruar si një nga talentet më të mirë të klubit bask.

Në këtë kuptim, ka disa agjentë të lirë që mund të jenë të dobishëm për kauzën: në veçanti, sytë janë te gjermani Mats Hummels, danezi Simon Kjaer dhe kamerunasi Joel Matip.

Po ashtu pëlqehet edhe Mario Hermoso, ende pa skuadër pas rinovimit të dështuar me Atletico Madridin, por kërkesat e tij janë të tepërta dhe duhet të përfundojë në Arabinë Saudite me kontratë milionere.

Ai që pëlqehet më shumë është gjermani Mats Hummels: sezonet e tij të fundit te Borussia Dortmund dhe ndeshjet me kombëtaren gjermane që nuk lenë dyshime për formën e tij.

Nga ana tjetër, Kjaer ka qenë titullar i rregullt për Milanin për një kohë të gjatë dhe tashmë ka përvojë në ligën spanjole, pasi ka luajtur për Sevillan (46 ndeshje) dhe vetëm 150 ndeshjet e tij me kombëtaren daneze shpjegojnë karrierën e tij.

Matip nga ana tjetër është një mbrojtës po aq me përvojë, i cili ka arritur rezultate të shkëlqyera me fanelat e Schalke 04 dhe Liverpool, klubi me të cilin kontrata i skadoi në qershor. Ai luajti pothuajse 200 ndeshje në Bundesligë, 150 në Premier League dhe 57 në Champions League.

Së fundi, është folur edhe për Sergio Ramos, por blerja e tij do të dukej e pavlerë, sidomos duke pasur parasysh shumat që ish-qendërmbrojtësi i Real Madridit do të kërkonte pas largimit nga Sevilla.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll