Sport

Rebelohen skuadrat "e vogla"… Në Arabinë Saudite, “ca të nënës dhe ca të njerkës”!

Disa jetojnë me bollëk, të tjerë do ta nisin kampionatin me probleme serioze.

22 Gusht 2024, 11:53 Nga DOSJA
Rebelohen skuadrat "e vogla"… Në Arabinë Saudite,

ARABIA SAUDITE - Jashtë PIF-it askush nuk është i lumtur. Në Arabinë Saudite “ca fëmijë janë të nënës dhe ca të njerkës"…

Al Nassr, Al Hilal, Al Ahli dhe Al Itthad, së bashku me Al Ettifaq (i cili nuk është pjesë e fondit, por mbështetet falë disa lidhjeve familjare), shpenzojnë dhe blejnë kampionë apo lojtarë të rinj premtues, ndërsa skuadrat e tjera nuk arrijnë të tërheqin yjet e mëdhenj.

Pavarësisht se kanë mbështetje të jashtme (për shembull Al Qadsiah financohet nga kompania e naftës Aramco), disa klube po përballen me një krizë të rëndë sportive dhe po pyesin për të ardhmen e kampionatit.

Kështu, ndërsa Al Ittihad nënshkroi me Moussa Diaby nga Aston Villa për 60 milionë euro, Al Wehda mezi ka një skuadër prej 14 lojtarësh për të filluar kampionatin (fillon nesër).

Në këtë pikë duket mjaft e qartë se po fillon ëndrra për ta bërë Saudinë Pro League një nga kampionatet më të mira në botë: ndërsa disa jetojnë me bollëk, të tjerë do ta nisin kampionatin me probleme serioze.

Verën e kaluar, Arabia Saudite tronditi tregun botëror të transferimeve duke ndarë 1.5 miliardë euro për të blerë disa yje ndërkombëtarë: i pari ishte Cristiano Ronaldo, më pas erdhën Laporte, Mané, Neymar, Malcom, Milinkovic-Savic, Rubén Neves, Bounou, Benzema, Kante, Fabinho, Mahrez, Firmino, Gabri Veiga dhe Kessie.

Të gjithë lojtarët që do të ishin titullarë të padiskutueshëm pothuajse në të gjitha skuadrat e Kontinentit të Vjetër. Në këtë seancë, megjithatë, mbërritën Aubameyang dhe Nacho, por tashmë “të vegjlit” po ngrenë zërin dhe kërkojnë një drejtësi më të madhe, për ta bërë shfaqjen edhe më të këndshme. Përndryshe, shumica e ndeshjeve do të jenë të njëanshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll