Politike

E ngarkuara me punë e SHBA-së takohet me ambasadorin e BE: Riafirmojmë angazhimin tonë për integrimin e Shqipërisë

Po ashtu theksohet se përpjekjet e tyre të koordinuara janë thelbësore për sukses.

21 Gusht 2024, 17:29 Nga I.A
E ngarkuara me punë e SHBA-së takohet me ambasadorin e BE:
Nancy VanHorn dhe Silvio Gonzato

TIRANË- E ngarkuara me punë e SHBA-së në Shqipëri, Nancy VanHorn është takuar ditën e sotme me ambasadorin e BE-së Silvio Gonzato. Me anë të një postimi në Facebook, ambasada e SHBA-së shkruan se takimi është bërë për të riafirmuar angazhimin e tyre për zgjerimin e rritjes ekonomike, forcimin e sektorit të drejtësisë dhe mbështetjen integrimin e Shqipërisë në BE. Po ashtu theksohet se përpjekjet e tyre të koordinuara janë thelbësore për sukses.

Postimi i Plotë:

E ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy VanHorn dhe ambasadori i BE-së Silvio Gonzato u takuan sot për të riafirmuar angazhimin tonë të përbashkët për zgjerimin e rritjes ekonomike, forcimin e sektorit të drejtësisë dhe mbështetjen integrimin e Shqipërisë në BE. Përpjekjet tona të koordinuara janë thelbësore për sukses. 

nancy vanhorn silvio gonzato

Sondazh

Poll