Sport

Benítez: “Lojtari më i mirë që kam trajnuar? Kur isha te Reali, nuk mund të thosha..."

Trajneri spanjol ka folur për vitet që ka drejtuar disa prej skuadrave më të mira në Evropë

22 Gusht 2024, 11:05 Nga DOSJA
Benítez: “Lojtari më i mirë që kam trajnuar? Kur

SPANJE - Në një intervistë me podcastin Stick to Football, Rafa Benítez kujtoi vitet kur ai drejtoi disa nga ekipet më të mira në Evropë. 

Liverpool, Inter, Chelsea, Napoli, Real Madrid, mes skuadrave të tjera me rëndësi të madhe që kaluan nga duart e Benítez-it, si dhe disa prej lojtarëve më të mirë në botë. Megjithatë, trajneri spanjol nuk ka dyshime se kush ishte lojtari më i mirë që ka trajnuar ndonjëherë.

“Steven Gerrard është lojtari më i mirë që kam stërvitur ndonjëherë”,- zbuloi Benítez, i cili më pas bëri shaka, “sigurisht, kur isha në Real Madrid, nuk mund ta thoja këtë, por tani mundem”. Kujtojmë që Benítez ka qenë trajner i Real Madridit midis 2015 dhe 2016.

Fjalët e trajnerit spanjol nuk ishin boshe dhe Benitez nuk vonoi të justifikonte zgjedhjen e tij: “Është shumë e qartë. Ai kishte gjithçka. Ajo që i mungonte ishte njohuria taktike që ka një lojtar që luan në pozicionin e tij.

Ai ishte aq i mirë, kishte aq shumë energji sa mund të hynte në zonë, të mbulonte anën, të bënte çfarë të donte, por duhej të kuptonte pozicionin”,- shpjegoi Rafa Benítez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll