Bota

Fundosja e jahtit në Itali/ Flet kapiteni: Pamë një dritë që vezullonte dhe…

69-vjeçari u shpreh se kishte qenë i zënë duke u përpjekur të siguronte anijen e tij kur stuhia e dhunshme goditi dhe fundosi superjahtin që e kishte nga pas.

21 Gusht 2024, 23:00 Nga E. D
Fundosja e jahtit në Itali/ Flet kapiteni: Pamë një dritë
foto ilustruese

ITALI- Karsten Borner, kapiteni i një varke që u shkoi i pari në ndihmë të jahtit Bayesian, ka përshkruar momentin kur ai hasi gomonen e shpëtimit që përmbante të mbijetuarit. 69-vjeçari u shpreh se kishte qenë i zënë duke u përpjekur të siguronte anijen e tij kur stuhia e dhunshme goditi dhe fundosi superjahtin që e kishte nga pas.

“Ne pamë një dritë që vezullonte dhe doli të ishte gomone shpëtimi, një gomone me 15 persona në të, përfshirë një foshnjë. Ne u dhamë atyre rroba të thata, peshqirë, batanije, çaj dhe kafe”, tha ai.

Gjithashtu ai tha se ishte i zënë duke folur me rojet bregdetare për të marrë një ambulancë dhe për tu dërguar një mesazh ekipeve të kërkim shpëtimit.

karsten borner

Sondazh

Poll