Bota

VIDEO/ Të shtëna me armë zjarri në stacionin e trenit në Frankfurt, autori qëllon me bresheri pumbash një person

Ngjarja fatale ndodhi rreth orës 21:00 përpara shinave. Siç raportohet autori ka tentuar të largohet por është kapur nga policia

21 Gusht 2024, 20:59 Nga E. D
VIDEO/ Të shtëna me armë zjarri në stacionin e trenit
pamje nga vendngjarja

FRANKFURT- Një burrë u qëllua për vdekje në stacionin qendror të trenit në Frankfurt të martën në mbrëmje. Ngjarja fatale ndodhi rreth orës 21:00 përpara shinave. Siç raportohet autori ka tentuar të largohet por është kapur nga policia vetëm pak metra larg vendit të krimit

Autoritetet gjermane bëjnë të ditru se autori do të dalë para gjykatësit të mërkurën në mëngjes. Gjithashtu stacioni i trenit u mbyll për rreth 25 minuta mbrëmjen e së martës për shkak të operacionit të policisë. Ndërkohë zona përreth vendit të krimit është ende e mbyllur por trenat po lëviznin përsëri. 

policia gjermane

Sondazh

Poll