Bota

Procesi në Hagë/ Avokati i njohur Ben Emmerson tërhiqet nga mbrojtja e Kadri Veselit

Ky vendim u mor pasi të dy, Veseli dhe Emmerson, arritën një marrëveshje të përbashkët për tërheqjen.

21 Gusht 2024, 22:04 Nga I.A
Procesi në Hagë/ Avokati i njohur Ben Emmerson tërhiqet nga
Ben Emmerson

HAGË- Gjykata Speciale ka miratuar tërheqjen e avokatit Ben Emmerson nga roli i tij si mbrojtës i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli. Ndërkaq ka siguruar se ky ndryshim nuk do të sjellë vonesa në procesin gjyqësor.

Në njoftimin zyrtar të lëshuar nga Gjykata më 21 gusht 2024, u theksua se Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët ka miratuar përfundimin e përfaqësimit ligjor të Veselit nga Emmerson. Ky vendim u mor pasi të dy, Veseli dhe Emmerson, arritën një marrëveshje të përbashkët për tërheqjen.

Gjykata u shpreh e bindur se ndryshimi në ekipin mbrojtës nuk do të shkaktojë ndonjë vonesë në procesin gjyqësor. Gjykata gjithashtu bëri të ditur se vendimi për largimin e Emmersonit do të hyjë në fuqi menjëherë pas emërimit të një kryembrojtësi të ri.

Administratorja e Dhomave të Specializuara të Kosovës është udhëzuar të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të siguruar një zëvendësim sa më të shpejtë. Arsyet për tërheqjen e Emmersonit nga ky rast ende mbeten të paqarta.

ben emmerson

Sondazh

Poll