Bota

Tragjedi në familjen britanike/ Humbin jetën nëna dhe tre fëmijët nga një zjarrvënie e qëllimshme në banesë

Mediat e huaja bëjnë me dije se viktima mbetën 29-vjeçarja Briony Gaywith, dy vajzat e saj 9 dhe 22 muajshe dhe djali 5-vjeçar. 

21 Gusht 2024, 21:51 Nga E. D
Tragjedi në familjen britanike/ Humbin jetën nëna dhe tre
nëna dhe fëmijët

BRITANI E MADHE - Një tragjedia ka ndodhur në një familje britanike, ku një zjarr që shpërtheu në shtëpinë e tyre la të vdekur tre fëmijet dhe nënën. Mediat e huaja bëjnë me dije se viktima mbetën 29-vjeçarja Briony Gaywith, dy vajzat e saj 9 dhe 22 muajshe dhe djali 5-vjeçar. Gjithashtu nëna u gjet e vdekur nga forcat që kishin shkuar në vendngjarje për të shpëtuar familjen, ndërsa fëmijët humbën jetën në spital.

 

Siç shihet edhe në pamje flakët kanë "pushtuar" banesën e familjes britanike. Zjarri shpërtheu në orën 2 të mëngjesit të mërkurën, 21 gusht.  Ndërkohë pesë ekipe të zjarrfikësve dhe policisë kanë tentuar të shuajnë zjarrin.

Po ashtu autoritetet dyshojnë për një zjarrvënie të qëllimshme. Një burrë, 39 vjeç, u arrestua në vendngjarje nën dyshimin e vrasjes dhe u dërgua në spital me plagë të rënda. Një tjetër qasje e policisë ndaj incidentit thotë se bëhet fjalë për një krim të dhunës në familje. 

“Ndërsa hetimi është në një fazë të hershme, ne besojmë se zjarri është vënë qëllimisht dhe se ky incident ka të bëjë me jetën familjare (të viktimave). Oficerët e trajnuar posaçërisht po mbështesin familjen dhe oficerët janë në zonë duke kryer patrulla sigurie. Unë do t'i bëj thirrje kujtdo që ishte në zonën e Westbury Road në kohën e incidentit dhe ka filmime CCTV ose zile dere, të paraqitet në polici," thuhet në deklaratën e policisë. 

 

policia britanike briony gaywith

Sondazh

Poll