21 Gusht 2024, 19:31
Nga E. D
fotot ilustruese
RUSI- Autoritetet ruse thanë të mërkurën se Moska u vu në shënjestër nga Ukraina në sulmin më të madh me dronë që nga fillimi i luftimeve në vitin 2022 dhe se arriti t’i shkatërrojnë ata. Rusia shkatërroi 45 dronë ukrainas gjatë natës, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes. Ajo tha se 11 dronë u shkatërruan në mbi rajonin e Moskës, 23 mbi rajonin Bryansk, gjashtë mbi Belgorod, tre mbi Kaluga dhe dy mbi Kursk.
“Kjo ishte një ndër përpjekjet më të mëdha të bëra ndonjëherë për ta sulmuar Moskën duke përdorur dronë”, shkruajti kryebashkiaku i Moskës, Sergey Sobyanin në kanalin e tij në Telegram.
Ai tha se të gjithë dronët u shkatërruan nga sistemet e forta të mbrojtjes të ngritura përreth kryeqytetit. Në disa kanale të mediave ruse u shfaqën video të dronëve që shkatërroheshin nga sistemet ajrore të mbrojtjes. Alexander Bogomaz, guvernatori i rajonit Bryansk, tha se rajoni i tij ishte vënë në shënjestër në një sulm masiv, por se 23 dronë u shkatërruan.
Sulmet me dronë vijnë ndërsa forcat ukrainase po vazhdojnë të përparojnë në rajonin perëndimor të Kurskut të Rusisë. Instituti për Studimin e Luftës, me seli në Uashington, tha në raportin e tij ditor të martën vonë se ukrainasit kanë bërë përparime të reja në ofensivën që ka hyrë tashmë në javën e tretë.
Instituti vuri në dukje se forcat ukrainase duket se po godasin urat e përkohshme lundruese të ngritura nga forcat ruse dhe pajisjet inxhinierike mbi lumin Seym, në një zonë në perëndim të rajonit Kursk. Sulmi në territorin e Rusisë ka rritur moralin në Ukrainë dhe ka ndryshuar dinamikën e luftimeve. Por nga ana tjetër, Ukraina vazhdon të humbasë terren në rajonin e saj industrial lindor të Donbasit.
lufta ukraine-rusi
Bota
21 Gusht 2024, 19:01
E. D
foto iluistruese
ZVICËR- Ministrin publike në Zvicër nuk ka konfirmuar pretendimet e Ministrin e Punëve të Brendshme të ...
Bota
21 Gusht 2024, 18:57
I.A
Jim Puckett
TIRANË- Drejtor Ekzekutiv i Basel Action Network Jim Puckett është ndalur gjërësisht në skandalin e meb...
Bota
21 Gusht 2024, 17:55
E. D
Richard Drew
SHBA- Kompania ndërkombëtare fast-food McDonald ka qenë një nga emrat kryesorë perëndimorë që ës...
Bota
21 Gusht 2024, 17:43
E. D
fotot ilustruese
RUSI- Vladimir Putin shfrytëzoi egon dhe pasiguritë e Donald Trump për të ushtruar një kontroll thuajse magjeps&e...
Bota
21 Gusht 2024, 17:33
E. D
Kamala Harris dhe Douglas Emhoff
SHBA- Douglas Emhoff, bashkëshorti i kandidates demokrate për zgjedhjet presidenciale, ishte i pranishëm i ...
Bota
21 Gusht 2024, 17:24
E. D
foto ilustruese
ITALI- Dy trupa janë gjetur në kërkimet e të mbijetuarve të jahtit të mbytur Bayesian. S...
Bota
21 Gusht 2024, 17:22
E. D
fotot ilustruese
ÇIKAGO- Një numër i madh demonstruesish pro-palestinezë u arrestuan të martën pas përleshjeve me poli...
Bota
21 Gusht 2024, 16:11
E. D
fotot ilustruese
ROMOË- Një avion i nisur nga aeroporti i Korfuzit me destinacion Londrën është përballur me turbulenca&...
Bota
21 Gusht 2024, 16:03
I.A
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin u takua dje me përfaqësuesit e organizatës Nënat e Beslanit ...
Bota
21 Gusht 2024, 15:58
E. D
Boris Ruga dhe Aleksandar Vuçiç
SERBI- Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Çështje Politike dhe Si...