Aktualitet

Nga droga, vjedhja e deri te dhuna në familje, arrestohen 4 persona në Durrës

Një 31-vjeçar është arrestuar pasi ka vjedhur një biçikletë në lagjen nr. 4. Ai gjithashtu ka vjedhur disa veshje në një dyqan në lagjen nr. 12. Një 50-vjeçar u vendos në pranga pasi ka ushtruar dhunë ndaj gruas. 

21 Gusht 2024, 10:46 Nga N.F
Nga droga, vjedhja e deri te dhuna në familje, arrestohen 4 persona në
Foto ilustruese

DURRËS- Katër persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Durrës. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve është vënë në pranga një 24-vjeçar pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Një 31-vjeçar është arrestuar pasi ka vjedhur një biçikletë në lagjen nr. 4. Ai gjithashtu ka vjedhur disa veshje në një dyqan në lagjen nr. 12. Një 50-vjeçar u vendos në pranga pasi ka ushtruar dhunë ndaj gruas. Arrestimi i katërt u krye pasi një 26-vjeçar ka thyer masën e sigurisë arrest në shtëpi ku u kap jashtë banesës.

Njoftimi i plotë:

DVP Durrës/ Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin E. K., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë shtetasit: E. A., 31 vjeç, banues në Ersekë, pasi në lagjen nr. 4, ka vjedhur një biçikletë, ndërsa në lagjen nr. 12, në një dyqan, ka vjedhur disa veshje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura;

S. H., 50 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Komisariatit i Policisë Kavajë arrestoi në flagrancë shtetasin K. S., 26 vjeç, banues në Kavajë, pasi është kapur jashtë banese, në cenim të masës së sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

dhune vjedhje durres arrestim

Sondazh

Poll