Aktualitet

Policia zbuloi 12 kg marijuanë të fshehura në bagazh, arrestohet shqiptari dhe bashkëpunëtori i tij në Francë

Ata kryen një kontroll në një automjet të regjistruar në Gjermani, në të cilin ndodheshin dy persona të identifikuar më pas si një shtetas i Shqipërisë dhe një i Maqedonisë së Veriut. Pas kontrollit në automjet, efektivët zbuluan 12 kg marijuanë të fshehura në bagazh, të ndarë në tre thasë plehrash, përpara të cilave ishin vendosur kuti me enë.

21 Gusht 2024, 10:14 Nga N.F
Policia zbuloi 12 kg marijuanë të fshehura në bagazh, arrestohet
Droga

FRANCË- Autoritetet franceze kanë vënë në pranga dy persona pasi u kapën në flagrancë me drogë. Mës te arrestuarvë është vënë në pranga edhe një shqiptar. Agjentët e brigadës doganore Montbéliard sekuestruan 12 kg drogë.

Ata kryen një kontroll në një automjet të regjistruar në Gjermani, në të cilin ndodheshin dy persona të identifikuar më pas si një shtetas i Shqipërisë dhe një i Maqedonisë së Veriut. Pas kontrollit në automjet, efektivët zbuluan 12 kg marijuanë të fshehura në bagazh, të ndarë në tre thasë plehrash, përpara të cilave ishin vendosur kuti me enë.

Pas arrestimit ata u paraqitën në Gjykatë, ku dy të pandehurit u shpallën fajtorë nga gjykata e Belfort dhe u dënuan secili me një gjobë doganore prej 54,000 euro, 3 vjet burgim me kusht dhe ndalim në territorin francez për 10 vjet.

france arrestim droge shqiptar

Sondazh

Poll