Politike

Kjo ishte një javë lufte! Berisha: Të vrarë, të plagosur, të vetëvrarë më shumë se në të gjithë Europën të marrë së bashku

Më tej Kreu i PD-së tha se krimi, vrasjet, trafiqet, grabitjet janë sot kërcënim madhor për jetën e çdo shqiptari dhe çdo ditë, çdo javë ato do bëhen më të rrezikshme.

20 Gusht 2024, 20:41 Nga E. D
Kjo ishte një javë lufte! Berisha: Të vrarë, të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij ka folur për plagosjen e ditës së djeshme te Komuna e Parisit dhe vrasjen në Velipojë. Berisha u shpreh se kjo javë ishte një javë lufte, ku kishte të vrarë, të plagosur, të vetëvrarë më shumë se në të gjithë Europën. Më tej Kreu i PD-së tha se krimi, vrasjet, trafiqet, grabitjet janë sot kërcënim madhor për jetën e çdo shqiptari dhe çdo ditë, çdo javë ato do bëhen më të rrezikshme.

"Të dashur miq, kjo javë ishte një javë lufte. Një javë sikur Shqipëria të ishte një zonë lufte. Të vrarë, të plagosur, të vetëvrarë më shumë se në të gjithë Europën të marrë së bashku përveç frontit të Ukrainës. Dje, në mes të rrugëve, në mes të ditës, në rrugët më kryesore shkrehen bateri plumbash. Mbrëmë ekzekutohen në Velipojë dy vëllezër. Kryeplaku i një fshati në Memaliaj gjendet i therur me thikë në një përrua të Zhapokikës. Në çdo kënd të këtij vendi, krimi zotëron, bën ligjin, kontrollon rendin dhe ka në duar rendin. Të dashur miq, krimi, vrasjet, trafiqet, grabitjet janë sot kërcënim madhor për jetën e çdo shqiptari. Dhe çdo ditë, çdo javë ato do bëhen më të rrezikshme. Aleanca e qelbësirave që u krijua në vitin 2013 kundër rendit demokratik nga Edi Rama është shndërruar sot në aleancë krimi, droge, trafiqesh, vrasjesh, vjedhjesh të shqiptarëve. Ishte ajo aleancë në moton ‘qelbësira të të gjithë vendit bashkohuni kundër Sali Berishës’ që sot shprehet me sundimin e krimit shtetëror. Me dominimin e krimit mbi parlamentit, mbi qeverinë, mbi drejtësinë, mbi policinë, mbi të gjitha institucionet," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll