Politike

Skandali me mbetjet toksike, Berisha: Pas tregtisë me lëndë të rrezikshme për jetën e qytetarëve shqiptarë qëndron Edi Rama

Berisha tha se PD-ja denoncoi që në fillim eksportin e 100 kontenierëve më lëndë të rrezikshme, helmuese nga Shqipëria, fillimisht destinacioni Trieste, por pasi gjykata e Triestes i ndaloi, destinacioni Tajlandë, qeveria shqiptare, shtoi ai, ka aplikuar kodin e mafias.

20 Gusht 2024, 14:24 Nga M.B
Skandali me mbetjet toksike, Berisha: Pas tregtisë me lëndë
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë sot në një deklaratë për shtyp ku tha se prej dy javësh, agjencitë e mëdha botërore të lajmeve, mediat ndërkombëtare qarkullojnë lajmin e eksportit nga Shqipëria të 100 kontenierëve me dy anije të lëndëve të rrezikshme, në shkelje flagrante të marrëveshjes së Bazelit.

Berisha tha se PD-ja denoncoi që në fillim eksportin e 100 kontenierëve më lëndë të rrezikshme, helmuese nga Shqipëria, fillimisht destinacioni Trieste, por pasi gjykata e Triestes i ndaloi, destinacioni Tajlandë, qeveria shqiptare, shtoi ai, ka aplikuar kodin e mafias. Ai shtoi se prapa tregtisë me lëndë të rrezikshme për jetën e qytetarëve shqiptarë dhe qytetarëve të vendeve të tjera, qëndrojnë autoritetet më të larta të vendit.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Prej dy javësh, agjencitë e mëdha botërore të lajmeve, mediat ndërkombëtare qarkullojnë lajmin e eksportit nga Shqipëria të 100 kontenierëve me dy anije të lëndëve të rrezikshme, në shkelje kjo, flagrante të marrëveshjes së Bazelit dhe akteve të tjera ndërkombëtare, në shkelje flagrante të çdo ligji të këtij vendi.

Ndonëse PD-ja denoncoi që në fillim eksportin e 100 kontenierëve më lëndë të rrezikshme, helmuese nga Shqipëria, fillimisht destinacioni Trieste, por pasi gjykata e Triestes i ndaloi, destinacioni Tajlandë, qeveria shqiptare, autoritetet e këtij vendi, kanë aplikuar kodin e mafias, kodin e omertas, heshtje të plotë. Vetëm pas shqetësimeve të mëdha dhe interesit direkt të institucioneve ndërkombëtare, autoritetet shqiptare deklaruan se ne, nuk kemi autorizuar eksportin e kontenierëve nga porti i Durrësit.

Kjo deklaratë skandaloze e autoriteteve zyrtare shqiptare, fajëson ata dhe dëshmon se prapa tregtisë me lëndë të rrezikshme për jetën e qytetarëve shqiptarë dhe qytetarëve të vendeve të tjera, qëndrojnë autoritetet më të larta të vendit, qëndron Edi Rama. Në asnjë rrethanë, në asnjë rast nuk mundet që një akt i tillë madhor, kërcënues për shëndetin e qytetarëve shqiptarë dhe të vendeve të tjera, të ndodhë pa autorizimin e një seri agjencish, të cilat paguhen nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, pikërisht për të kontrolluar çdo produkt që prodhohet në këtë vend.

Për të kontrolluar të gjitha mbetjet që prodhohen dhe pasojat e tyre mjedisore. Për të kontrolluar destinacionin e këtyre mbetjeve. Me polici, dogana, Shërbimi Informativ, autoriteti portal, por një dorë nga sipër, një urdhër nga sipër për interesa më eprore, bëri që të gjitha këto institucione në rastin e 100 kontenierëve të nisur nga porti i Durrësit me lëndë toksike, të heshtin, të mos ekzistojnë.

sali berisha

Sondazh

Poll