19 Gusht 2024, 13:57
Nga M.B
Ogerta Manastirliu
TIRANA- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me inspektorët e zyrave arsimore të drejtorive rajonale, përfaqësuesit e Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar dhe Qendrës së Shërbimeve Arsimore. Ky takim kishte për qëllim diskutimin dhe planifikimin e masave për të siguruar që viti i ri shkollor të nisë mbarë dhe të përmbushë standardet më të larta të vendosura për institucionet arsimore në vend. Manastirliu nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe harmonizimit të punës mes institucioneve, për mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor.
“Kërkoj nga të gjithë drejtuesit e institucioneve të Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar, të Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë, një bashkëpunim dhe harmonizim më të mirë të punës tuaj. Është e domosdoshme që të kemi një organizim më efektiv të planit të masave, veçanërisht kur bëhet fjalë për verifikimet, monitorimin dhe inspektimet. Ky harmonizim kërkon që ju të jeni më të shpejtë, më ndërveprues, por mbi të gjitha, më të vendosur në këtë mision të përbashkët për të garantuar standardet më të mira dhe cilësinë më të lartë të sistemit arsimor. Standardet fillojnë të plotësohen vetëm nëse ka një koordinim të ngushtë dhe një përkushtim pa kompromis nga ana juaj,” iu drejtuar Manastirliu, inspektorëve dhe drejtuesve te institucioneve arsimore.
Në vijim Manastirliu theksoi domosdoshmërinë e përforcimit të bashkëpunimit me bashkitë për garantimin e kushteve infrastrukturore në shkolla, veçanërisht për ato që janë në proces rindërtimi ose rehabilitimi.
“Do të kërkoj nga ju që të intensifikoni punën me bashkitë për të siguruar që shkollat të jenë të gatshme për të hapur dyert më 9 shtator në kushtet dhe standardet më të mira. Kjo përfshin jo vetëm mirëmbajtjen e shkollave ekzistuese, por edhe përfundimin e projekteve të rindërtimit apo rehabilitimit në ato shkolla që janë në proces. Pjesa më e rëndësishme e punës suaj është të garantoni që çdo lëndë, në çdo shkollë, qoftë në zonat urbane apo rurale, të jetë e mbuluar nga mësues të kualifikuar. Nuk duhet të lejojmë që asnjë lëndë të mbetet pa mbulimin e duhur, sepse kjo do të dëmtonte cilësinë e arsimit që ne synojmë të ofrojmë për fëmijët tanë,” tha Manastirliu, duke i bërë thirrje inspektorëve të ndjekin nga afër procesin.
Manastirliu vuri gjithashtu theksin te monitorimi dhe inspektimi i shkollave private, duke kërkuar një angazhim të plotë për të siguruar që edhe këto institucione të përmbushin standardet e cilësisë.
“Kërkohet një angazhim 100% nga ana juaj për monitorimin dhe verifikimin në shkollat e arsimit privat dhe kopshte. Ky angazhim duhet të përfshijë monitorimin e infrastrukturës, verifikimin e licencave dhe sigurimin që të gjithë stafet pedagogjike të jenë të çertifikuara dhe të njohura sipas ligjit në fuqi. Fokusi ynë duhet të jetë garantimi i cilësisë së mësimdhënies dhe inspektimi i stafeve pedagogjike në institucionet e arsimit privat, për të siguruar që të gjithë fëmijët, qoftë në shkolla publike apo private, të marrin edukimin e merituar në përputhje me standardet e kërkuara,” theksoi Manastirliu.
Ajo u ndal edhe te procesi i rëndësishëm i shpërndarjes së librave shkollorë.
“Ditët e fundit të gushtit dhe fillimi i shtatorit janë kyçe për shpërndarjen e librave shkollorë falas. Është e rëndësishme që ky proces të ecë me ritëm, që të gjitha shkollat të jenë të furnizuara në kohë dhe nxënësit të marrin librat e tyre.”
Manastirliu, apeloi për një angazhim maksimal dhe përgjegjësi të lartë nga të gjithë aktorët e përfshirë, në mënyrë që fëmijët dhe prindërit të kenë besim në sistemin arsimor të vendit.
“Është shumë e rëndësishme që të garantojmë që fëmijët tanë, si dhe prindërit e tyre, të cilët presin standardet më të larta nga sistemi ynë arsimor, të jenë të sigurt se këto standarde do të përmbushen. Puna juaj është kyçe për të siguruar që viti i ri shkollor të fillojë në kushtet më të mira të mundshme dhe të vazhdojë me një cilësi të lartë arsimore përgjatë gjithë vitit.”
ogerta manastirliu
Politike
19 Gusht 2024, 09:22
M.B
Genc Gjokutaj
TIRANA- Avokati i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, Genc Gjokutaj, ka aluduar për lidhje mes një gj...
Politike
18 Gusht 2024, 20:48
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar kreun e SPAK, Altin Dumani, që sipas tij përgjon eksponentë të PS dhe...
Politike
18 Gusht 2024, 20:32
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratke, Sali Berisha është shprehur se Skapi i partisë amniston Edi Ramën, Erion ...
Politike
18 Gusht 2024, 20:30
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje mbarë shqiptarëve të bashkohen, kundë...
Politike
18 Gusht 2024, 19:43
E. D
Meta ne Oher
OHËR- Kreu i Partisë Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim ditën e sotme në Ohër me kryeministrin e Maqe...
Politike
18 Gusht 2024, 17:19
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Pak ditë para se opozita të denonconte faktin se Erion Veliaj do të marrë me qira ambiente për çe...
Politike
18 Gusht 2024, 12:17
M.B
Vangjel Tavo dhe Petro Gjikuria
TIRANA- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të shqyrtojë më 21 gusht ankimimin e opozitës p&...
Politike
18 Gusht 2024, 12:03
M.B
Giorgia Meloni
ITALIA- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka përgënjeshtruar lajmin se po planifikon të blejë vilë në...
Politike
17 Gusht 2024, 21:01
E. D
ilir meta
BERAT- Kreu i Partisë Liria, Ilir Meta, këtë fundjavë është "arratisur" në një zonë të Be...
Politike
17 Gusht 2024, 20:56
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha tha se kjo bandë kriminale nuk njeh ligj vendi, sepse ligjet e vendit detyrojnë një se...