Politike

Berisha: Pogradeci është nën sundimin e plotë të mafies shtetërore me në krye Fatmir Xhafën

Sipas Kreut të PD-së ata protestojnë për jetën e humbur, drejtësinë e munguar, vrasjen mafioze të një qytetari, të një prindi, të një bashkëshorti, i cili qëndroi heroikisht ndaj një vrasësi gjobëvënës.

19 Gusht 2024, 20:23 Nga E. D
Berisha: Pogradeci është nën sundimin e plotë të mafies
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit të tij para mbrështetësve poshtë pallatit është shprehur se sot qindra dhe mijëra qytetarë po protestojnë para kryeministrisë. Sipas Kreut të PD-së ata protestojnë për jetën e humbur, drejtësinë e munguar, vrasjen mafioze të një qytetari, të një prindi, të një bashkëshorti, i cili qëndroi heroikisht ndaj një vrasësi gjobëvënës. Më tej liderit demokrat tha se Pogradeci është nën sundimin e plotë të mafies shtetërore me në krye Fatmir Xhafën.

"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju guximtareve dhe guximtarëve të pamposhtur, misionarëve të kauzës së drejtë të shqiptarëve. Mirënjohje të pakufishme ndaj jush, oratorëve të kësaj platforme që me fjalën e tyre përcjellin të vërteta në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve. Miqtë e mi, sot qindra dhe mijëra qytetarë protestojnë para kryeministrisë. Protestojnë për jetën e humbur, drejtësinë e munguar, vrasjen mafioze të një qytetari, të një prindi, të një bashkëshorti, i cili qëndroi heroikisht ndaj një vrasësi gjobëvënës. PD mbështet çdo protestë për çdo kauzë të drejtë kudo që ajo zhvillohet. Por kauzë më të drejtë se ajo për jetën nuk ka dhe nuk mund të ketë. Të dashur miq, një ditë më parë unë kam marrë një mesazh nga një qytetar i Pogradecit, i cili më shkruan se Pogradeci është sot më në terror se sa Elbasani, Durrësi apo ndonjë qytet tjetër. Se Pogradeci është nën sundimin e plotë, total të mafies shtetërore me në krye Fatmir Xhafën. Se klani Xhafa në Pogradec përcakton çdo gjë, bën çdo ligj, merr çdo vendim, dikton gjithçka. Dhe se ky klan qëndron natyrisht në Pogradec mbi ligjin, mbi shtetin, ka mposhtur dhe ka vendosur sundimin e tij. Po kjo është kudo!" tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll