Aktualitet

Opozita ankimoi në KAS rezultatin e zgjedhjeve në Himarë, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve: Do shqyrtojmë kërkesën, nesër mbahet seanca

Në njoftim thuhet se seanca e shqyrtimit të Kërkesës Ankimore do të zhvillohet ditën e mërkurë, më datë 21.08.2024, ora 12:00.

20 Gusht 2024, 19:41 Nga N.F
Opozita ankimoi në KAS rezultatin e zgjedhjeve në Himarë,
Foto ilustruese

TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve njofton se do të shqyrtojë Kërkesën Ankimore nr.11, me palë kërkuese Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe me objekt: “Kundërshtimin e vendimit nr. 85, datë 05.08.2024 “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Himarë në zgjedhjet e pjesshme të datës 04.08.2024”.

Në njoftim thuhet se seanca e shqyrtimit të Kërkesës Ankimore do të zhvillohet ditën e mërkurë, më datë 21.08.2024, ora 12:00.

“Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të shqyrtojë Kërkesën Ankimore nr.11, me palë kërkuese Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe me objekt: “Kundërshtimin e vendimit nr. 85, datë 05.08.2024 “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Himarë në zgjedhjet e pjesshme të datës 04.08.2024”. Seanca e shqyrtimit të Kërkesës Ankimore do të zhvillohet ditën e mërkurë, më datë 21.08.2024, ora 12:00”, saktësohet në njoftim.

komisioni i ankimimeve dhe sanksioneve

Sondazh

Poll