Aktualitet

Shpërndante i armatosur kokainë me makinë nëpër qytet, dënohet me mbi 1 vit burg 33-vjeçari shqiptar në Itali

Mësohet se i riu shqiptarë shpërndante kokainë nëpër qytet me makinë dhe i armatosur. 

20 Gusht 2024, 16:22 Nga E. D
Shpërndante i armatosur kokainë me makinë nëpër qytet,
Kokaina, valuta dhe arma e kapur shqiptarit

ITALI- Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar dhe dënuar me 1 vit e 2 muaj burg në Itali. Mësohet se i riu shqiptarë shpërndante kokainë nëpër qytet me makinë dhe i armatosur. 33-vjeçari u ndalua pranë qendrës historike për një kontroll teksa drejtonte makinën e tij dhe iu nënshtrua një kontrolli, gjatë të cilit autoritete gjetën 15 gramë kokainë të ndarë në doza të ndryshme në xhepat e pantallonave të tij, ndërsa në ndarjen e dorezës gjetën një thikë.

Kërkimet në kabinën e pasagjerëve bënë të mundur edhe gjetjen e shumës së parave prej 1400 euro, të fshehura poshtë tapetit, që mendohet se janë të ardhura nga tregtia e drogës.Më pas hetimet janë shtrirë në banesën e të riut, ku u krye kontrolli. Në shtëpi u gjet një çelës i dytë dhe një armë lodër. 33-vjeçari u arrestua për akuzat e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes, teksa pas seancës së verifikimit u dënua me 1 vit e 2 muaj burg ditën e sotme (20 Gusht). Droga, paratë, thika dhe arma lodër janë sekuestruar nga autoritetet.

policia italiane trafik droge

Sondazh

Poll