20 Gusht 2024, 18:51
Nga E. D
pamje nga vendngjaja
SARANDË- Një turiste ukrainase për shkak të motit të keq ka mbetur në disa shkëmbinj gjatë notit dhe nuk mund të kthehej në breg. Por bashkëshorti i saj ka telefonuar policinë dhe menjëherë i dhënë ndihma, ku ka arritur dhe të shpëtojë. Gjithashtu turistja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi i Policisë:
Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në Sarandë i dhanë ndihmë një turisteje nga Ukraina që kishte mbetur në disa shkëmbinj gjatë notit dhe nuk mund të kthehej në breg për shkak të dallgëve. Pas njoftimit nga një shtetas ukrainas, i cili ishte shqetësuar pasi bashkëshortja e tij kishte hyrë për të notuar në plazhin e Pasqyrave, Manastir dhe nuk po kthehej në breg, Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare në Sarandë u nisën menjëherë drejt vendit të dhënë dhe organizuan veprimet së bashku me patrullat tokësore. Si rezultat i këtyre veprimeve, u lokalizua shtetasja ukrainase në veri të plazhit Pasqyrat, e cila kishte mbetur në disa shkëmbinj dhe nuk mund të vijonte të notonte për të dalë në breg për shkak të motit të keq.
Shërbimet e Policisë ndihmuan dhe nxorën në breg turisten ukrainase në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo dhe bashkëshorti i saj falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar. Policia Kufitare u bën thirrje pushuesve që të jenë të kujdesshëm në kushte të motit të keq dhe dallgëve të forta, duke shmangur rreziqet e panevojshme. Po ashtu, u rekomandon drejtuesve të mjeteve lundruese të jenë veçanërisht të vëmendshëm gjatë lundrimit për të garantuar sigurinë e të gjithëve. Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare janë të angazhuara maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve dhe në këtë kuadër fton qytetarët që në rast nevoje të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.
Aktualitet
20 Gusht 2024, 18:29
E. D
fotot ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka nisur hetimet ndaj Komisionit Qendror ...
Aktualitet
20 Gusht 2024, 18:13
N.F
Çifti italian
VELIPOJË- Një aksident tragjik u regjistrua të dielën e 18 gushtit në plazhin e Velipojës ku humbi jet&e...
Aktualitet
20 Gusht 2024, 17:03
E. D
pamje nga aksidenti
POGRADEC- Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin nacional Pogradec-Qafë Than&eu...
Aktualitet
20 Gusht 2024, 16:22
E. D
Kokaina, valuta dhe arma e kapur shqiptarit
ITALI- Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar dhe dënuar me 1 vit e 2 muaj burg n&eu...
Aktualitet
20 Gusht 2024, 15:52
E. D
pamje nga vendngjarja
KSAMIL- Gjashtë persona janë proceduar pasi dyshohen se krijuan vendbazime për mjetet e tyre lundruese, pa lejen ...
Aktualitet
20 Gusht 2024, 15:47
E. D
fotot ilustruese
SARANDË- Një 23-vjeçar është arrestuar këtë të martë në Sarandë, pasi ditën ...
Aktualitet
20 Gusht 2024, 15:30
E. D
Eva Buzo
VLORË- Avokatja Eva Buzo që notoi nga Italia në brigjet e Vlorës tha se ndjehet shumë e lumtur për kët&eum...
Aktualitet
20 Gusht 2024, 15:07
N.F
Foto ilustruese
MEMALIAJ- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e një 72-vjeçari në Memaliaj. Policia bën ...
Aktualitet
20 Gusht 2024, 14:51
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Strukturat akomoduese në vend kanë konfirmuar rritje të numrit të vizitorëve të huaj por edhe reziden...
Aktualitet
20 Gusht 2024, 14:04
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
MALËSI E MADHE- Dy persona janë vënë në pranga nga policia pasi kishin kultivuar bimë narkotik...