Aktualitet

‘Të mësosh të mos futesh më në familjet e të tjerëve dhe as të hash djersën e tjetrit’/ Ja çfarë i tha polici punonjësit të 'ERE' kur e plagosi

 Gjithashtu Goxhara është në qendër të një hetimi për abuzime dhe aktivitetet korruptive të dyshuara.

20 Gusht 2024, 19:14 Nga DOSJA
‘Të mësosh të mos futesh më në familjet e të
Erjon Goxhara

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarje që tronditi opinionin publik, ku një efektiv policie Erjon Goxhara, qëlloi drejt Florenc Kostës. Gjithashtu Goxhara është në qendër të një hetimi për abuzime dhe aktivitetet korruptive të dyshuara.

"Të mësosh që mos të futesh më në familjet e të tjerëve dhe as ti hash djersën e tjetrit". Këto janë fjalët që Erjon Goxhara i ka thënë Florenc Kostës, kur e plagosi, për të cilin kishte dyshime se kishte lidhje intime me bashkëshorten e tij kur e ka filmuar.

Sakaq grupi hetimor ka dyshime që Goxhara të ketë abuzuar dhe të jetë përfshirë në afera korruptive përmes shfrytëzimit të detyrës si efektiv policie. Edhe bashkëshortja e tij gjatë marrjes në pyetje ka pohuar se bashkëshorti e akuzonte për tradhti dhe për shpërdorim të shumave të mëdha parash të cilat nuk i kishin depozituar në bankë, por i mbanin në banesë.

Sipas hetimeve ka rezultuar se pas ngjarjes autori e ka xhiruar me celular të plagosurin dhe videon ja ka dërguar kunatit të tij. Po ashtu menjëhërë pas ngjarjes polici ka telefonuar djalin e tij duke i kërkuar ta priste tek rrethi i Shkozës, ku pasi kanë marrë një taksi kanë lëvizur drejt zonës së Freskut. 

Gjithashtu rrugës në taksi, Goxhara ka biseduar në telefon me drejtues policie duke refuzuar të dorëzohet madje duke u shprehur se më mirë vras vetën se të kalbem në burg. Në zonën e “Freskut” ai është dalluar nga disa punonjës policie civil të cilën e kanë ndjekur me vrap por polici i kufirit ka arritur të largohet. Po ashtu sipas hetimeve rezulton se polici Erjon Goxhara në muajin korrik ka telefonuar Lorenc Kosta duke e kërcënuar me jetë për motive xhelozie.

erjon goxhara florenc kostës

Sondazh

Poll