Sport

Mbappé kërkon 55 milionë dhe e çon PSG-në në gjykatë. Çfarë rrezikojnë parizienët?

Kur Mbappé u përjashtua nga turneu aziatik për shkak të refuzimit të tij për të rinovuar kontratën, ish-lojtari i Monacos u takua me presidentin, i cili u përpoq të marrë prej tij premtimin për t'i falur 80 milionë, që do të ishin si një "bonus besnikërie". Kjo nuk ndodhi, sulmuesi kërkon paratë…

20 Gusht 2024, 15:32 Nga DOSJA
Mbappé kërkon 55 milionë dhe e çon PSG-në në

FRANCE - Pavarësisht frazave të çuditshme dhe qëndrimeve sipërfaqësore, martesa mes Kylian Mbappé dhe Paris Saint-Germain është një martesë që përfundoi padyshim keq.

Në fakt, kampioni francez nuk do të kishte vendosur t'u drejtohej avokatëve, nëse klubi parizien do t'i mbante premtimet. Sipas informacioneve të raportuara nga Le Monde, presidenti Nasser al-Khelaifi nuk i ka paguar lojtarit rrogën e tre muajve dhe një bonus të madh, në total 55 milionë.

Çfarë ndodhi: në gusht 2023, kur Mbappé u përjashtua nga turneu aziatik për shkak të refuzimit të tij për të rinovuar kontratën, ish-lojtari i Monacos u takua me presidentin, i cili u përpoq të marrë prej tij premtimin për t'i falur 80 milionë, që do të ishin si një "bonus besnikërie".

Mbappé, i cili kishte vendosur tashmë të largohej, e kishte refuzuar propozimin dhe kështu ajo shumë nuk u pagua: sipas al-Khelaifi barra do t'i binte Real Madridit, si një bonus nënshkrimi për blerjen e tij si lojtar i lirë, ndërsa lojtari tani ka shkuar në gjykatë për të marrë paratë.

Nëse veprimi ligjor i Mbappe do të kishte rezultatin e dëshiruar, PSG mund të vuante sanksione të ashpra, të tilla si bllokimi i tregut të transferimeve të ardhshme për një seancë apo edhe humbja e licencës së UEFA-s, gjë që do ta bënte klubin të mos luante Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

Një dënim që është shumë i rëndë dhe praktikisht i pamundur për t'u marrë, duke marrë parasysh gjithashtu se Nasser al-Khelaifi është krahu i djathtë i presidentit Ceferin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll