Politike

"Puseta e Drejtësisë po hapet!" Gjokutaj: Një gjyqtare e GJKKO ka dalë në telefonin e një të arrestuari, pazare me një të kërkuar në Vjenë

Këtë aludim Gjokutaj e bëri në një postim në rrjetet sociale ku ngre dyshime edhe për një prokuror të SPAK që nuk vepron ndaj çështjes.

19 Gusht 2024, 09:22 Nga M.B

 

"Puseta e Drejtësisë po hapet!" Gjokutaj: Një gjyqtare
Genc Gjokutaj

TIRANA- Avokati i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, Genc Gjokutaj, ka aluduar për lidhje mes një gjyqtareje të GJKKO-së me një të arrestuar dhe një kandidat burgu të kërkuar në Vjenë. Këtë aludim Gjokutaj e bëri në një postim në rrjetet sociale ku ngre dyshime edhe për një prokuror të SPAK që nuk vepron ndaj çështjes. Ai shton se "puseta e drejtësisë po hapet".

Postimi i Gjokutajt:

Kush është një gjyqtare e GjKKO që na paska dalë në një telefon të sekuestruar në banesën e një të arrestuari, e që bëka pazare me një kandidat burgu gjoja të kërkuar në Vjenë dhe që merret me objekte që nuk ekzisojnë? Dava 500 mijë € thuhet!

Po kush është prokurori i SPAK që e paska dosjen dhe nuk vepron? Puseta e Drejtësisë po hapet! Do qelbet Shqipëria por të paktën do të bjerë rehat!

 

genc gjokutaj

Sondazh

Poll