Aktualitet

DETAJE/ U njohën në punë e nisën marrëdhënie intime, si e mësoi efektivi tradhtinë e gruas me drejtorin e ERE-s

Bashkëshortja e efektivit Goxhara, më të cilin ka dy fëmijë, është njohur në vendin e punës me Kostën, aty ku dhe kanë nisur një romancë jashtëmartesore.

20 Gusht 2024, 11:57 Nga I.A
DETAJE/ U njohën në punë e nisën marrëdhënie
Erjon Goxhara dhe Lorenc Kosta

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga historia e romancës mes gruas së efektivit Erjon Goxhara dhe drejtorit të ERE-s Lorenc Kosta, e cila përfundoi në plagosjen e këtij të fundit. Top Channel shkruan se arsyeja për plagosjen është bërë zbulimi i marrëdhënies intime të gruas së efektivit me 45-vjeçarin Kosta, edhe ky i fundit i martuar.

Bashkëshortja e efektivit Goxhara, më të cilin ka dy fëmijë, është njohur në vendin e punës me Kostën, aty ku dhe kanë nisur një romancë jashtëmartesore. Historia është zbuluar rreth 4 muaj më parë nga efektivi Erion Goxharra, ku kanë pasur edhe debate në familje, për të shpëtuar marrëdhënien. 

Ditën e djeshme Goxharra me armën e shërbimit ka qëlluar 6 herë ndaj Kostës, i cili ndodhet në spital në gjendje stabël, por ende në rrezik për jetën. Nga ana tjetër autori i plagosjes është në arrati, ndërsa policia ka vënë në dispozicion 10 mijë euro për këdo që jep informacion të saktë për vendodhjen e tij.

erjon goxhara lorenc kosta

Sondazh

Poll