Aktualitet

FOTO/ Ende në arrati, dyshohen të jenë autorë të vrasjes së dyfishtë në Velipojë, ja kush janë dy vëllezërit Frroku

Dy vëllezërit vijojnë të jenë ende në arrati dhe në kërkim nga policia.

20 Gusht 2024, 11:18 Nga M.B
FOTO/ Ende në arrati, dyshohen të jenë autorë të
Vëllezërit Frroku

VELIPOJA- Personat në foto janë Eduard dhe Gëzim Frroku dy peronat e dyshuar si autor të vrasjes së ndodhur mbrëmjen e shkuar ku humbën jetën Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi, në Velipojë. Dy vëllezërit vijojnë të jenë ende në arrati dhe në kërkim nga policia.

Si ndodhi vrasja e dyfishtë?

Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi u qëlluan nga dy vëllezërit Eduard dhe Gëzim Frroku, pronarë të një hoteli. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur edhe Zyber Zagradi, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se ngjarja është e lidhur me një konflikt të mëparshëm që ka ndodhur më 28 qershor. Në atë datë, një debat kishte shpërthyer mes kamarierit dhe kuzhinierit të një lokali dhe pronarëve të hotelit, Eduart dhe Gëzim Frroku.

Dyshohet po ashtu se Ersild Ishmi kishte ardhur për të diskutuar me pronarët për shkak të lidhjeve miqësore që kishte me kamarierin dhe kuzhinierin. Për këtë ngjarje, si rezultat, Ishmi ishte arrestuar dhe më vonë ishte liruar me masën arrest shtëpie nga gjykata, masë e cila ishte në fuqi deri natën e djeshme. Kështu, mbrëmjen e shkuar Ishmi dhe Hoxha u qëlluan me armë zjarri nga dy vëllezërit Frroku, ndërsa vdekja e tyre u konfirmua në Spitalin Rajonal të Shkodër.

vrasjane velipoje

Sondazh

Poll